alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Inceneratorët morën 15.4 mln euro në vitin 2022, të katërtit në radhë për shumën e financimit buxhetor

24/01/2023, 7:45
ne Ekonomi
A A

Projektet e inceneratorit të Tiranës dhe të Elbasanit, vitin e kaluar, morën 1.8 miliardë lekë (15,4 mln euro) financime nga buxheti i shtetit, ku rreth 1.4 miliardë lekë u dhanë për impiantin e Tiranës dhe 376 milionë lekë për atë të Fierit.


-Lexo edhe:

Nga buka deri te kujdesi për veten, si po e ul konsumin ikja e të rinjve shqiptarë nga vendi

Bordi i Transaprencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Të dhënat janë publikuar nga Ministria e Financave në listën vjetore të investimeve publike dhe pagesat ditore të thesarit.

Ndonëse projektet e dy inceneratorëve kanë të njëjtin qëllim, djegien e mbetjeve, Ministria e Financave e ka klasifikuar inceneratorin e Fierit te projektet e investimeve publike, ndërsa atë të Tiranës e ka klasifikuar te shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes. Pagesat buxhetore për këtë projekt publikohen në pagesat ditore të thesarit.

Duke marrë në konsideratë financimin për impiantin e Tiranës që, për vitin 2022 ishte 14,2 miliardë lekë (12,2 mln euro) sipas databazës “Open Data Albania”, ky projekt renditet në krye të top listës për madhësinë e financimit që mori gjatë vitit buxhetor 2022.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, nga janari në nëntor 2022, projekti më i financuar ishte rindërtimi i banesave individuale që u shemben nga tërmeti i vitit 2019 me rreth 4,7 miliardë lekë, projekti i dytë më i financuar ishte ndërtimi i tunelit të Llogarasë me 4,6 miliardë lekë, projekti i tretë ishte kontrata e rrugës së Arbrit me 2,9 miliardë lekë.

Pastaj në renditje vijnë pagesat e inceneratorit të Tiranës dhe Fierit, me rreth 1.4 miliardë lekë për 11-mujorin 2022 dhe 1.8 miliardë lekë për të gjithë vitin 2022.

Pagesat për inceneratorët janë shembulli më tipik i abuzimit me fondet publike. Projektet të cilat janë në hetim nga SPAK dhe për të cilët janë arrestuar dhe janë në hetim dhjetëra persona, janë pasqyra e shpërdorimit masiv që nga ideja, fizibiliteti, projektet dhe mënyra se si ato janë shndërruar në një grope të zezë për taksat e shqiptarëve.

Projektet janë duke marrë pagesa të rregullta nga buxheti në kundërshtim me parimet dhe ligjet e Menaxhimit buxhetor ku pagesat për një kontratë investimesh nuk bëhen pa u mbështetur në një situacion punimesh.

Menaxhimi i mbetjeve në Bashkinë e Tiranës bëhet në të njëjtën mënyrë si para 10 vitesh, duke bërë mbulimin me dhe pa asnjë proces riciklimi dhe incenerimi, teksa fatura e përpunimit të tyre është disa fish më e lartë.

Prej së paku katër vitesh, tre inceneratorët, i Elbasanit, Fierit dhe tani ai i Tiranës renditen në krye të listës së investimeve qeveritare për nga vlerat e larta të financimit, por duket se ato nuk i kanë shërbyer aspak qëllimit për të cilin janë investuar taksat e shqiptarëve.

Vlera progresive e financimit të tyre deri në fund të 2022 i ka kaluar 100 milionë eurot.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT treguan se gjatë vitit 2021, vetëm 2 për qind e mbetjeve të gjeneruara në shkallë vendi u përpunuan nëpërmjet inceneratorëve. Kjo përqindje është shumë e ulët në raport me financimet që janë akorduar nga buxheti i shtetit për këtë qëllim.

Pa nisur pagesat për inceneratorët, qeveria shpenzonte afërisht 3 milionë euro në vit për menaxhimin e mbetjeve urbane.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2015, programi i menaxhimit të mbetjeve urbane u financua me 400 milionë lekë, rreth 3 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar me 15,4 milionë euro kanë përfituar vetëm inceneratorët./Monitor


smile
Lajmi Tjeter

Andi Bushati: Sali Berisha bëri gjithçka që 21 Janari të mos hetohej!

Tjetër masakër në SHBA, vriten shtatë persona në Kaliforni; dorëzohet autori

Lajmi i Dites

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

07/02/2023, 9:36

Lajmet e fundit

Horoskopi 8 shkurt 2023!

Horoskopi 8 shkurt 2023! Zbuloni çfarë parashikojnë yjet sot për secilën shenjë

08/02/2023, 7:06

Ndalimi i Stela Gugalljas, “VOA”: Proces gjyqësor në Vjenë për ekstradimin e një prej kokave të inceneratorëve

07/02/2023, 23:14

Një vit më parë i ati, këtë sezon e bija, vajza e Sabianit futet në shtëpinë e “Big Brother”

07/02/2023, 23:06

Tërmeti/ Shkon në mbi 7300 numri i viktimave, të mbijetuarit në luftë me të ftohtin; mbushen spitalet

07/02/2023, 23:01
Juventusi “flet serbisht” ndaj Salernitanës, bardhezinjtë ‘fluturojnë’ me Vlahoviç dhe Kostiç

Juventusi “flet serbisht” ndaj Salernitanës, bardhezinjtë ‘fluturojnë’ me Vlahoviç dhe Kostiç

07/02/2023, 22:50

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Do të dërgojmë në Ukrainë 100 tanke “Leopard 1”

07/02/2023, 22:43

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In