alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Valë e re arrestimesh për aferën me inceneratorët, vihen në pranga 5 persona; 6 të tjerë në kërkim

16/11/2022, 10:53
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A

Një vit pas arrestimeve të para, SPAK ka zhvilluar një tjetër operacion masiv për arrestimin e një grupi tjetër personash, të përfshirë në aferën e inceneratorëve.


-Lexo edhe:

“Leopard 2” në Ukrainë, kërcënon Moska: Nëse nis Lufta e Tretë Botërore nuk do ketë nevojë për tanke, gjithçka do të bëhet hi

Gjenerali amerikan alarmon botën, urdhër vartësve: Bëhuni gati për luftë me Kinën!

Bëhet fjalë për persona të lidhur me Klodian Zoton, pronarin në letra të inceneratorëve.

Mësohet se janë lëshuar në total 11 urdhër arreste të reja, ku kanë rënë në pranga 5 persona, ndërsa 6 të tjerë janë ende në arrati. Dyshohet se disa prej emrave në arrati, janë jashtë territorit të Shqipërisë.

Janë vënë në pranga: Arben Dervishaj; Regan Merdani; Robert Shabani; Enver Sheshi dhe Gentian Zifla

Ndërkohë janë ende në kërkim: Arber Denizi; Juri Ymeraj; Silvester Dreza; Arjola Kodra; Luran Dusha; Giuseppe Ciaffaglione.

Mes të arrestuarve bie në sy emri i Arben Dervishajt, supervizori i landfillit të Sharrës, i cili u kontraktua nga kompania koncensionare për të mbikëqyrur punimet për ndërtimin e projektit. Dervishaj është një lidhje e fortë e Klodian Zotos.

Duhet theksuar se momentalisht janë në qeli për aferën me inceneratorin e Fierit ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-vartësi i tij Alqi Bllako. Inceneratori i Fierit cilësohet si një prej aferave më të mëdha, ndërkohë që në ditët në vijim pritet ngritja e akuzave dhe për inceneratorin e Elbasanit. Nga ana tjetër dy pronarët në letër të inceneratorëve, Stela Gugallaja dhe Klodian Zoto janë ende në arrati.

Shkeljet me inceneratorin e Fierit

Sa i takon inceneratortit në Fier, nga hetimet kanë rezultuar të dhëna se në procedurën e dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, nga anëtarët e Komisionit të Koncesionit, në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, janë kryer veprime në kundërshtim me nenet 18, 21, 22,24, 31, 32, të ligjit nr.125/2013 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, i ndryshuar, në kundërshtim me nenet 27, 38 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, në kundërshtim me nenin 8 të VKM nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.

Në lidhje me procedurën e shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, pasuria nr.1, ZK.2636, Vol.10, Fq.63, lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe 111 564 m2 , nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, shtetasit Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, të cilët kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”, ndërkohë që rezulton e provuar se prona është “tokë arë”.  Mbi bazën e këtij dokumentacioni me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.951,datë 28.12.2016, është vendosur shpronësimi i pronës ku do të ndërtohej inceneratori në shumën 46 299 060 (dyzet e gjashtëmilion e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë) lekë. Si rrjedhojë,  ka rezultuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 16 288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë.

Nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga shoqëritë “Integrated Technology Waste Treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesionit) janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. /Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter
‘Do mbrojmë tokën deri në fund’, banorët e Bërxullës protestojnë para Kryeministrisë

‘Do mbrojmë tokën deri në fund’, banorët e Bërxullës protestojnë para Kryeministrisë

Pse femrat e forta e kanë të vështirë të gjejnë personin e duhur në jetën e tyre

Lajmi i Dites

Trafikanti Gentian Filaj, ortak me oligarkun rus, me Fatmir Mediun e serben Marijana Gvozdenoviç

28/01/2023, 10:53

Lajmet e fundit

Barcelona feston në transfertë, Pedri i dhuron 3 pikët katalanasve në ndeshjen speciale

Barcelona feston në transfertë, Pedri i dhuron 3 pikët katalanasve në ndeshjen speciale

28/01/2023, 18:35

Skandali “McGonigal”, grupi i Berishës kërcënon me trazira: Do nxjerrim qytetarët në rrugë, Rama duhet të largohet

28/01/2023, 18:29

“Leopard 2” në Ukrainë, kërcënon Moska: Nëse nis Lufta e Tretë Botërore nuk do ketë nevojë për tanke, gjithçka do të bëhet hi

28/01/2023, 18:18

Ish-gjenerali Pavel prin në garën për president të Çekisë

28/01/2023, 18:06

Datëlindja e Kadaresë, Ngjela: I dha vlera e krenari Shqipërisë

28/01/2023, 18:00
Publikohen formacionet zyrtare/ Inzagi nuk i beson Asllanit, mesfushori shqiptar sërish në pankinë në ndeshjen ndaj Kremonezes

Publikohen formacionet zyrtare/ Inzagi nuk i beson Asllanit, mesfushori shqiptar sërish në pankinë në ndeshjen ndaj Kremonezes

28/01/2023, 17:54

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In