Politike15 Prill 2022, 12:04

Inceneratorët, Tabaku publikon dokumentet: Rama ka angazhuar qeverinë për vjedhjen e shekullit!

Shkruar nga Pamfleti

Inceneratorët, Tabaku publikon dokumentet: Rama ka angazhuar qeverinë për vjedhjen e shekullit!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se nuk ekziston një vendim për shpalljen e emergjencës mjedisore në vitin 2014, përsa i përket çështjes së inceneratorëve.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, deputetja thotë se i ka bërë një kërkesë Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, ku në përgjigjen e saj, sipas Tabakut, thuhet se një vendim i tillë nuk ekziston në protokollin e këtij institucioni.

Deputetja Tabaku shkruan se 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve janë dhënë për 3 inceneratorët me një vendim që nuk ekziston.

“Ndaj është jetike për SPAK që të bashkojë të 3 çështjet në 1 të vetme, që të nisë një hetim të thelluar pasuror për çdo individ të përfshirë në vjedhjen e shekullit.Raporti i opozitës të cilit i është bashnagjitur dhe një kallëzim i madh penal e sqaron mjaft mirë skemën se si qeveria Rama ka angazhuar gjithë resurset qeveritare për vjedhjen e shekullit me vlerë 430 mln euro” shkruan ndër të tjera Tabaku.

Sipas Tabakut, çdo ditë që kalon, buxheti i shtetit i paguan 90 mijë euro/ditë inceneratorit ndërkohë që vendi është në një krizë të thellë ekonomike.

Postimi i plotë:

E gjithë alibia e shumicës socialiste për 3 inceneratorët me vlerë 430 mln euro rrotullohej rreth një vendimi që kishte shpallur emergjencën mjedisore në Shqipëri. Një vendim që kryeministri e valëviti në Komision Hetimor e që më pas u bë publike në një shkrim të BIRN ku kuptohej qartë nuliteti i këtij vendimi që do të thotë në fakt mosekzistenca e tij.

Pikërisht për këtë vendim të marrë në shkurt 2014 i bëra një kërkesë zyrtare si deputete Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit. Mirëpo çuditërisht në përgjigjen e saj Ministria shprehet se një vendim i tillë i kësaj date nuk ekziston në protkollin e ministrisë.

Kjo do të thotë që 430 mln euro nga taksat e shqiptarëve janë dhënë me një vendim që nuk ekziston as në protokollin e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit pra një vendim praktikisht inekzistent. Përgjigja e ministrisë do të thotë që janë dhënë 430 mln euro për 3 inceneratorët në favor të Gugalljas, Zotos dhe Mërtirit që në fakt fshehin pas tyre politikanët dhe ministrat e qeveritarët sot.

Ndaj është jetike për SPAK që të bashkojë të 3 çështjet në 1 të vetme, që të nisë një hetim të thelluar pasuror për çdo individ të përfshirë në vjedhjen e shekullit.Raporti i opozitës të cilit i është bashnagjitur dhe një kallëzim i madh penal e sqaron mjaft mirë skemën se si qeveria Rama ka angazhuar gjithë resurset qeveritare për vjedhjen e shekullit me vlerë 430 mln euro.

Çdo ditë që kalon buxheti i shtetit i paguan 90 mijë euro/ditë inceneratorit ndërkohë që vendi është në një krizë të thellë ekonomike dhe jo vetëm. Koha që drejtësia të veprojë pasi Shqipëria luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar duhet ta ketë prioritet. Koha që SPAK mos të trembet nga sulmet politike!


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Dokumente Edi Rama inceneratorët Jorida Tabaku Qeveri Vjedhje