alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Inceneratorët/ Zbardhet plani i hetimit që propozoi PD dhe rrëzoi maxhoranca; lista e dëshmitarëve që u refuzua nga PS

24/01/2022, 15:17
ne Politike
A A

Plani i hetimit për inceneratorët, i cili nuk u votua nga maxhoranca socialiste, parashikonte fillimin e hetimeve që në datën 19 janar dhe ato do përfundonin në 24 shkurt të këtij viti.


-Lexo edhe:

Zgjedhjet e Rithemelimit, Kulluri voton për kreun e ri të PD: Atmosfera është dramatike dhe zhgënjyese

Zgjedhjet në PD, Albana Vokshi: Interes i madh i demokratëve për të votuar, ja shifrat në qarqe

PD-ja kishte parashikuar një “mbështetje” nga PS-ja për zgjatjen e afatit të këtij komisioni nga data e mbarimit 28 janar në 28 shkurt, gjë që nuk ndodhi. Mungesa e shtyrjes së afatit të kërkuar nga PD-ja, krijoi përplasjen e radhës mes maxhorancës dhe opozitës, duke bllokuar sërish punën e tij. Në plan janë të detajuara të gjitha hapat dhe proceset e hetimit, nga analizimi i përgjigjeve të institucioneve te thirrja e dëshmitarëve dhe dhënia e mendimeve nga deputetët. Për hetimin e plotë të asaj që opozita e konsideron si afera e inceneratorëve ajo kërkoi informacion nga mbi 28 institucione shtetërore dhe private, ku pjesa më e madhe kanë kthyer përgjigje.

Komisioni kërkoi kontrollin e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve publike të përfshira në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Verifikimin e pasojave që secila prej procedurave ka pasur në buxhetin e shtetit në mjedis, mbi konkurrencën dhe tregun e lirë dhe vlerësimin e nevojës për ndërhyrje ligjore me qëllim mbrojtjen e konkurrencës, tregut të lirë, mjedisit dhe përafrimin e legjislacionit me BE-në.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Përplasja për afatet

Përplasja PD-PS për planin e hetimin dhe afatet futi në një tjetër ngërç Komisionin për Inceneratorët. Nga ana e saj, PS-ja e shprehu qartë qëndrimin e saj se është kundër shtyrjes dhe se opozita ka humbur kohë në këtë fillim janari për të vazhduar me procesin dhe punën e këtij Komisioni. Sipas kryetares së këtij Komisioni, Jorida Tabaku duke u bazuar në Rregulloren e Kuvendit nuk llogaritet periudha jashtë sesionit parlamentar, duke iu referuar pushimeve të ndërrimit të viteve. Arrestimi nga SPAK i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për shpërdorim detyre dhe korrupsion, sipas PD-së është një provë e qartë e kësaj afere korruptive.

“Neni 121/1, pika 4 e Rregullores se Kuvendit parashikon qe nuk llogariten periudhat jashtë sesionit parlamentar, me përjashtim të rastit kur çështja përfshihet në rendin e ditës të sesionit të jashtëzakonshëm. Kjo do të thotë se me përfundimin e sesionit parlamentar në datën 20 dhjetor, të gjitha afatet janë pezulluar për të rifilluar sërish në datën 17 janar. Pra, periudha 20 dhjetor – 17 janar, që konsiston në 27 ditë, do të duhet që më pas të shtoheshin pas afatit 28 janar, çka do të thotë se afati i Komisionit shtyhej automatikisht në datën 25 shkurt 2022”, thotë Tabaku.

Nënkryetarja e këtij komisioni, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, duke iu referuar Rregullores së Kuvendit tha në Komision se maxhoranca do të respektojë këtë afat të vendosur nga Kuvendi.

“Sipas Rregullores së Kuvendit, neni 121, pika 1 thotë: ‘Kur afati i parashikuar në këtë rregullore caktohet në ditë, në llogaritjen e tij përjashtohet dita kur ka ndodhur ngjarja nga e cila fillon të ecë afati’. Kryetarja e Komisionit në datën 20 dhjetor ka qenë enë shumë e saktë dhe nuk ka pasur asnjë lloj dyshimi që ky afat mbaronte më 28 janar, sepse ia ka thënë kryetares së Kuvendit ku i ka kërkuar zgjatjen e afatit të hetimeve të Komisionit”, tha Felaj.

Veprimet dhe afatet

Në këtë plan është saktësuar që: Shqyrtimi i gjithë dokumentacionit të administruar pranë Komisionit dhe evidentimi i mangësive në dokumentacion dhe prezantimi i nevojave për plotësime apo dokumentacion shtesë, nga specialistët, duhet të bëhet brenda datës 28 janar 2022. Shqyrtimi i dokumenteve për lidhur me impiantin e trajtimit të mbetjeve urbane të Elbasanit komisioni parashikonte ta përfundonte më 31 Janar 2022, për impiantin e trajtimit të mbetjeve urbane të Fierit brenda 4 Shkurtit dhe për impiantin e trajtimit të mbetjeve urbane të Tiranës brenda datës 7 shkurt.

Për secilin prej inceneratorëve do analizohet dhe shqyrtohet informacioni i përgatitur nga specialistët e caktuar nga Komisioni ku çdo anëtar analizon çështjet përkatëse, në varësi të informacionit. Sa i përket thirrjes së dëshmitarëve, sipas kërkesave të çdo anëtari, Komisioni kishte parashikuar që kjo gjë të ndodhtë brenda datës 15 Shkurt. Prezantimi i konkluzioneve të hetimit dhe deklarimi i përfundimeve të hetimit brenda 22 shkurt dhe konkluzionet do prezantoheshin nga kryetarja i Komisionit më 25 shkurt për të vijuar më pas me diskutimin dhe miratimin e tyre.

Lista e dëshmitarëve

Plani i Hetimi kishte parashikuar thirrjen e Kryeministrit Edi Rama si dëshmitar për dhënien me koncesionit të tre inceneratorëve. Bashkë me kreun e qeverisë, në listë si persona që mund të kenë dijeni për atë që PD-ja e konsideron si aferë korruptive, janë edhe ministrat Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, kryebashkiakët Erion Veliaj, Qazim Sejdini dhe Armando Subashi, ish-sekretari i Përgjithshëm (aktualisht deputet) Alqi Bllako dhe sekretari i Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi.

Të gjithë këta zyrtarë do pyeteshin se nëse i kanë shfrytëzuar funksionet e tyre publike për përfitime pasurore personale dhe cila është lidhja e tyre me pronarët e incineratorëve, përkatësisht shtetasit Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja? Po ashtu, lista e dëshmitarëve janë edhe personat e lartpërmendur si përfitues të kontratave koncesionare. Në listën e dëshmitarëve si kërkesë e PD-së janë shtuar edhe disa gazetarë, të cilët kanë dijeni për aferën korruptive, si dhe janë sulmuar dhe paditur nga pronarët e firmave, të cilët kanë përfituar kontratat koncesionare.

tona
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Politike

Zgjedhjet e Rithemelimit, Kulluri voton për kreun e ri të PD: Atmosfera është dramatike dhe zhgënjyese

22/05/2022, 12:58
Zgjedhjet në PD, Albana Vokshi: Interes i madh i demokratëve për të votuar, ja shifrat në qarqe
Politike

Zgjedhjet në PD, Albana Vokshi: Interes i madh i demokratëve për të votuar, ja shifrat në qarqe

22/05/2022, 12:37
Politike

“Presidenti i ri”/ Grupi i PD i përgjigjet PS: Doni një emër që ta keni në xhep, Balla u tërhoq nga pakti që ra dakord para kamerave

22/05/2022, 11:42
Në garë me Berishën për kreun e ri të PD, voton Ibsen Elezi: Nuk toleroj asnjë shkelje!
Politike

Në garë me Berishën për kreun e ri të PD, voton Ibsen Elezi: Nuk toleroj asnjë shkelje!

22/05/2022, 11:23
Politike

Zgjedhjet për kryetar të PD, Basha thumbon Berishën: Të mos i lëmë mbetjet e komunimzmit të relativizojnë dhimbjen

22/05/2022, 11:19
A i druhA i druhet vendimit të gjykatës? Berisha: Nuk ka vendim që ndalon këtë mision historiket vendimit të gjykatës? Berisha: Nuk ka vendim që ndalon këtë mision historik
Politike

A i druhet vendimit të gjykatës? Berisha: Nuk ka vendim që ndalon këtë mision historik

22/05/2022, 11:00
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Të 'zhytur' në luks e jetë të shfrenuar, Klodiana Lala zbulon vendin ku strehohen ‘kokat’ e mafies

Të 'zhytur' në luks e jetë të shfrenuar, Klodiana Lala zbulon vendin ku strehohen ‘kokat’ e mafies

Tri doza të vaksinës për të hyrë në vend, Maqedonia thirrje Kosovës: Lehtësoni masat në kufi, të pakuptimta

Lajmi i Dites

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Prishet vëllazëria/ Erdogan bën “kallkan” dhe 10 marrëveshjet që i ofroi Edi Ramës, ja sebepi

22/05/2022, 9:17

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e Rithemelimit, Kulluri voton për kreun e ri të PD: Atmosfera është dramatike dhe zhgënjyese

22/05/2022, 12:58

“Ne nuk do të jemi më kurrë bashkë”, Sekretari Blinken ‘i dedikon’ këngë Vladimir Putinit

22/05/2022, 12:41
Zgjedhjet në PD, Albana Vokshi: Interes i madh i demokratëve për të votuar, ja shifrat në qarqe

Zgjedhjet në PD, Albana Vokshi: Interes i madh i demokratëve për të votuar, ja shifrat në qarqe

22/05/2022, 12:37

Kremlini klasifikon si “agjent të huaj” kampionin e shahut, Garry Kasparov

22/05/2022, 12:16
Merren në mbrojtje familjet e dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës

Merren në mbrojtje familjet e dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës

22/05/2022, 12:00

Publikohen pamjet e operacionit “Plumbi i artë”, shihni momentin kur RENEA arreston bashkëpunëtorët e Nuredin Dumanit

22/05/2022, 11:52
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit “Plumbi i artë” i finalizuar nga Policia e Shtetit pak ditë më parë pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” të tij Henrik Hoxhaj.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #policiaeshtetit #nuredindumani
  • Për çfarë ia drodhi Babloku, që u zemërua “padishahu”?/ Mbase nuk bëhet pishman për spitalin e Fierit dhe avionin e linjës “Air Albania”, ku qeveria shqiptare ka vetëm 10% të aksioneve në vlerë 500 mijë USD. Por kjo prishje “vëllazërie” mes tyre, rrezikon të anullojë dhe 63 bursa universitare falas në Stamboll, Ankara, Izmir e Antalia, të cilat Ministria e Arsimit i ka taksur për fëmijët, nipërit dhe mbesat e pushtetarëve e analistëve të saj mediatikë

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #airalbania #babloku #edirama #erdogan #shqiperia #kosova #turkey #ministriaarsimit
  • Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit dhe “ushtari” i tij, Henrik Hoxhaj, të dy të penduar të drejtësisë, u arrestuan më 29 mars në Fier, pasi tentuan t’i bënin atentat Talo Çelës duke mbetur të plagosur.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #spak #nuredindumani #talocela #krime #vrasje #prokurori

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In