Aktualitet30 Janar 2023, 13:06

Inceneratori i Fierit, Arben Dervishaj kërkesë GJKKO: Më zbusni masën e sigurisë, kam probleme shëndetësore!

Shkruar nga Pamfleti
Inceneratori i Fierit, Arben Dervishaj kërkesë GJKKO: Më zbusni

Arben Dervishaj, supervizor i punimeve në inceneratorin e Fierit, i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Këtë të hënë ai vetë nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa mbrojtësit kanë pretenduar se po vuan nga probleme shëndetësore.

GJKKO pranoi kërkesën për caktimin e ekspertëve mjekësor që do të përcaktojnë rrezikshmërinë për të qëndruar apo jo prapa hekurave. 3 mjekët ekspertë, u paraqitën këtë të hënë ku u betuan para togave të zeza. Kujtojmë se pak kohë më para në paraburgim humbi jetën Enver Sheshi nga ataku kardiak, i arrestuar po për llogari të hetimit në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Zëvendës presidenti i Federatës shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të ndërtimit të inceneratorit të Fierit arrestua më 16 nëntor së bashku me 10 persona të tjerë.

Për inceneratorin e Fierit, nga hetimet e SPAK rezulton se janë paguar 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë. Dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit arrin në vlerën e 60 milionë lekëve.

Në fund të dhjetorit të 2022, Prpkuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dorëzoi në gjykatën dosjen për ndërtimin dhe dhënien me koncension të Inceneratorit të Fierit duke marrë të pandehur 21 persona përfshi ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Ata do të përballen me akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave, deri te krijimi i skemave mashtruese.

Aktualitet Arben Dervishaj inceneratori i Fierit