Bota14 Gusht 2022, 17:31

Incident në Capitol/ Makina përplas barrikadat e Kongresit Amerikan, shoferi qëllon me armë dhe vret veten

Shkruar nga Pamfleti

Një person ka tentuar të çajë rrethimin e Kongresit Amerikan. Ai ka përplasur makinën në muret mbrojtëse të Capitol, teksa më pas ka vrarë veten.

Vetura u përfshi nga flakët dhe më pas shoferi doli e nis të qëllojë me armë në ajër. Pasi oficerët e policisë së Kapitolit iu afruan, ai qëlloi veten për vdekje.

“Nuk besohet se personi kishte në shënjestër ndonjë anëtar të Kongresit, pasi ata janë në pushim. Po ashtu oficerët e sigurisë nuk qëlluan me armët e tyre”, thuhet në njoftim.

Departamenti i Policisë Metropolitane të DC po kryen një hetim për këtë çështje, thuhet në deklaratën e Policisë së Kapitolit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota Capitol Sulm