Sport15 Janar 2023, 21:12

Incidentet e ultrasve ndërpresin ndeshjen ndaj Nantës, “digjet” stadiumi në Montpelje (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Incidentet e ultrasve ndërpresin ndeshjen ndaj Nantës,

Incidentet e ultrasve ndërpresin ndeshjen ndaj Nantës, “digjet” stadiumi në Montpelje (Video)

Nantë vazhdon ngritjen në Ligën 1, duke përfituar nga kriza e Montpelje, duke marrë një fitore në stadiumin Mosson me rezultatin e pastër 0-3, në një ndeshje të shënuar nga incidente të shkaktuara nga ultrasit, kur ishin luajtur vetëm 8 minuta lojë.

Takimi u desh të ndërpritej për çerek ore nga shpërthimi i flakëve në njërën nga tribunat e stadiumit, ku tifozët shfaqën edhe pankarta me mesazhe homofobike.

Katër ditë pas humbjes së pësuar në Nisë me rezultatin 1-6, ultrasit e Montpelje, të cilët në fillim të ndeshjes nuk zunë vendin e tyre në tribunë në shenjë proteste, këmbëngulën në pakënaqësitë e tyre, duke hedhur fishekzjarre në fushë, ku nuk munguan posterat me ofendime për lojtarët.

Arbitri i ndeshjes, Tomas Leonard, i dërgoi lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe loja rifilloi pas 15 minutash, me kërcënimin se nëse do të kishte incidente të reja do të pezullohej.

Ndeshja ishte një tjetër dënim për Montpelje, e cila përfundoi me nëntë lojtarë për shkak të përjashtimit të tunizianit Uahbi Khazri, para pushimit dhe Eli Uahi, në minutën e 67. Nantë e shfrytëzoi këtë rast për të fituar 3-0 në transfertë ndeshjen e tyre të pestë pa humbje.

Pétards, chants hostiles, fumi sur la pelouse et nvelle banderole à la Mosson : celle-ci, à l'attention de ceux qui se croiraient au dessus de l'institution. Les ultras viennent de faire leur apparition.

Match arrêté : nantais rentrent au vestiaire #FBsport #Montpellier #MHSCFCN pic.twitter.com/CoDvqEWQWG

— Bertrand Queneutte (@B_Queneutte) January 15, 2023

Sport Montpelje Nantë