Kosova 7 Dhjetor 2022, 09:44

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti

Edhe pse tensionet janë rritur disa ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës, duke ndodhur edhe incidente të martën në këtë zonë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon përgatitjet për organizmin e zgjedhjet.

Të mërkurën, KQZ-ja do të tërheqë shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit.

Zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në veri janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor.

Të martën në Zubin-Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë, derisa kanë tentuar t’i hapin zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore, janë sulmuar me shok-bomba dhe të shtëna në ajër.

Është raportuar për disa shpërthime, megjithatë nuk është njoftuar për ndonjë person të lënduar.

Si pasojë e kësaj, këtyre zyrtarëve u është pamundësuar vazhdimi i procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, të martën ka theksuar se Policia ka filluar hetimet për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë të autorëve të këtyre sulmeve.

Për këto sulme ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se bandave kriminale në veri po ju vjen fundi, teksa ka shtuar se<span;> shkeljet e ligjit nuk do të falen e as tendencat për destabilizim.

“Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë. Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë”, ka thënë ai.

Prishtine Incidentet në veri të Kosovës KQZ zgjedhjet në veri të Kosovës

Kosova