Aktualitet 8 Dhjetor 2022, 07:14

Incidenti në protestë, Erzen Breçani zbulon porosinë e Berishës pasi u sulmua nga 31-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Erzen Breçani tha se vetë Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë ndërhyrë që Gert Shehu të mos goditet më tej nga turma.

Breçani tregoi se pasi kishte ndërhyrë për ta nxjerrë agresorin në trotuar në mënyrë që ta largonte nga turma e irrituar, vetë truproja e Berishës i kishte përcjellë porosinë e këtij të fundit që 31-vjeçari të dorëzohej në Polici.

“Kur e kemi nxjerrë nga truma, truproja e tij dha se duhet ta nxjerrim nga turma, nuk duhet ta qëllojmë. Është porosi e doktorit. Unë jam mirënjohës për ata që mu bindën realisht,”-tha Breçani në emisionin Noë në.

Gert Shehu, 31 vjeç sulmoi me grusht në fytyrë Berishën, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Aktualitet Berisha erzen brecani Protesta