
Ndonëse pak ditë më parë patën një takim të ngushtë mes tyre, kryeministri indian ka kritikuar sulmin e Vladimir Putin ndaj Ukrainës.
Duke folur në një takim në Uzbekistan, Narendra Modi, kryeministri indian kritikoi hapur luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe shprehu mosmiratimin e tij për operacionet e Putinit. Modi shtoi se rruga e vetme është paqja.
“Udhëheqësi i një prej partnerëve më të rëndësishëm tregtarë të Rusisë e ka qortuar hapur Vladimir Putinin për luftën në Ukrainë. Gjatë një takimi televiziv në Uzbekistan, kryeministri indian Narendra Modi tha: “Tani nuk është koha për luftë”. Është shenja e fundit që edhe vendet me lidhje të forta me Moskën po vënë në dyshim pushtimin”, shkruan “CNN”.
Gjatë takimit kryeministri indian u shpreh se demokracia, diplomacia dhe dialogu ato që ia bëjnë të qartë njerëzimit se cila është rruga që duhet ndjekur për të arritur paqen.