Bota15 Nëntor 2022, 21:08

Inflacioni në Suedi në nivelin më të lartë që nga viti 1991

Shkruar nga Pamfleti
Inflacioni në Suedi në nivelin më të lartë që nga

Inflacioni në Suedi në nivelin më të lartë që nga viti 1991

Norma vjetore e inflacionit në Suedi është rritur në 10,9 për qind në tetor, çka është niveli më i lartë që nga shkurti i vitit 1991, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas entit të statistikave, rritja e shkallës së inflacionit është si rezultat i çmimeve në rritje të ushqimit, pijeve joalkoolike dhe transportit. Çmimi i ushqimit dhe pijeve joalkoolike është rritur për 16,1 për qind në bazë vjetore, kurse transporti për 11,5 për qind krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, raporton AA.

Në bazë vjetore, indeksi i çmimit të konsumatorit suedez është rritur për 0,2 për qind, që është ritmi më i ngadalshëm në tre muajt e fundit.

Bota #inflacion Suedi