alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Info për SPAK/ Landfillit Elbasan i mbaron afati në dhjetor; “Tigri” po lufton t’i shtojë kontratën me 10 vite të tjerë

19/10/2021, 11:35
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
Info për SPAK/ Landfillit Elbasan i mbaron afati në dhjetor; “Tigri” po lufton t’i shtojë kontratën me 10 vite të tjerë

Info për SPAK/ Landfillit Elbasan i mbaron afati në dhjetor; “Tigri” po lufton t’i shtojë kontratën me 10 vite të tjerë

Në skenarin për ta lënë këtë biznes fitimprurës në dorë të miqve të tij Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, zv/kryeministri Arben Ahmetaj, përveç dy ministreshave Mirela Kumbaro e Delina Ibrahimaj, ka futur në lojë dhe Kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja; i cili ka hartuar një realacion fiktiv të dërguar te kryeministri, me kërkesën që landfilli të vazhdojë akvitetin si biznes privat, sikur gjoja Bashkia nuk ka kapacitete për ta administruar deri në vitin 2030

Megjithëse dosja e landfilleve Tiranë-Elbasan-Fier është në proces hetimi nga SPAK, për vendime qeverie në shkelje të ligjit e kosto të larta financare fiktive, kryeministri Rama dhe “Tigri” i tij zëvendës, nuk po i ndalin pazaret në favor të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit.


-Lexo edhe:

Pazaret me “arinjtë” rusë dhe “çakallin” kinez  të “Bankers”

Yuri Kim: Media e lirë jetike për Shqipërinë, sulmet ndaj gazetarëve kërcënojnë demokracinë


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Burime nga Ministria e Ekonomi-Financave, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se ka nisur skenari për të zgjatjen me 10 vite të tjerë, të koncesionit të plehërave në Landfillin e Elbasanit, biznes në administrim nga grupi mafioz “Ahmetaj-Zoto-Mërtiri”.

Sipas kontratës koncesionare datë 16.12. 2014, lidhur mes firmës “Albtek Energy shpk” dhe ish-ministrit Lefter Koka, afati i këtij koncesioni është  për 7 vite dhe përfundon më 16.12.2021, pa të drejtë përsëritje asnjë ditë me tepër.

Sipas detyrimit kontraktor, në mes të muajit dhjetor 2021, poseduesit “de facto” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, duhet t’ia dorëzojnë landfillin Bashkisë së Elbasanit, duke mos patur më asnjë të drejtë pronësore, financiare e ushtrimi aktiviteti mbi atë objekt.

Mirëpo, Rama e “Tigri” janë vënë në lëvizje, që landfili të mos i dorëzohet Bashkisë Elbasan, por të vazhdojë të jetë biznes në duart dyshes Zoto-Mërtiri, duke ia zgjatur afatin e kontratës koncesionare në shkelje të ligjit.

Për ta realizuar këtë qëllim, janë përdorur Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Ministrja e Ekononi-Financave, Delina Ibrahimaj, njera si firmosëse e zgjatjes së kontratës; ndërsa tjetra si miratuese e projektit ekonomiko-financiar.

Dy ministreshat, janë urdhëruar të bëjnë  rolin e propozueses në Këshillin e Ministrave, për zgjatjen e kontratës së Landillit të Elbasanit e për vazhdim të tij, si biznes nga firma “Albtek Energy shpk” me administratore gruan e Mirel Mërtirit, ish mikeshë e Klodian Zotos.

Përvec tyre, “Tigri” ka futur në lojë dhe kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja; i cili para 1 jave, ka dërguar te kryeministri, një relacion fiktiv sikur gjoja Bashkia, nuk ka kapacitete për ta administruar këtë impiant mbetjesh, deri në fund të vitit 2030.

Dy interesat që fsheh ky skenar mafioz, urdhëruar nga Edi Rama e zbatuar nga “Tigri”

  1. Biznesi i përpunimit të mbetjeve urbane e inerte në Qarkun Elbasan, është me super-fitim financiar për grupin “Zoto-Mërtiri”, mbasi përveçse është ndërtuar me 29 milionë Euro të qeverisë, firma private nuk paguan asnjë detyrim taksë e fitime në shtet.
  2. Zotëruesit, nuk duan ta dorëzojnë landfillin, sepse brenda territorit të tij, me Leje Nr. 4557/7, datë 31.10.2016, të dhënë në shleje të ligjit nga ish-ministri Damian Gjiknuri; ata kanë ndërtuar një TEC ilegal me afat për 25 vite, me të drejtë përsëritje për 25 vite të tjerë.

Me këtë TEC prodhojnë energji elektrike dhe e shesin privatisht te pushteti lokal e institucionet shtetërore të Qarkut-Elbasan; ndërsa po e dorëzuan landifillin te Bashkia Elbasan, Klodain Zoto e Mirel Mërtiri humbasin dhe të drejtën e shfrytëzimit të TEC-it, mbasi në letra e kanë pasqyruar sikur është pjesë e landfillit./Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter

‘Lëmova gishtat me sqepar që të mos i bija kitares për Enverin’, muzikanti rrëfen vitet e burgut

Deutsche Welle "rrëzon" deklaratën e Ramës, për "rrezikun" e lirisë së mediave: Justifikim për të mbrojtur paketën Anti-shpifje

Deutsche Welle "rrëzon" deklaratën e Ramës, për "rrezikun" e lirisë së mediave: Justifikim për të mbrojtur paketën Anti-shpifje

Lajmi i Dites

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18

Lajmet e fundit

Eksperti britanik: Vuçiç nuk i shpëton dot njohjes së pavarësisë së Kosovës

Eksperti britanik: Vuçiç nuk i shpëton dot njohjes së pavarësisë së Kosovës

01/02/2023, 11:13

Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit” në Tiranë, arrestohet në Kosovë një prej autorëve

01/02/2023, 11:07
Pazaret me “arinjtë” rusë dhe “çakallin” kinez  të “Bankers”

Pazaret me “arinjtë” rusë dhe “çakallin” kinez  të “Bankers”

01/02/2023, 10:59

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, thirren 15 dëshmitarë në gjyqin ndaj Paplekajt

01/02/2023, 10:59

Zgjedhjet lokale të 14 majit, KQZ miraton votim dhe numërim elektronik në 3 bashki

01/02/2023, 10:47

Garda merr në mbrojtje godinën e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme

01/02/2023, 10:43

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In