Aktualitet21 Mars 2022, 15:15

Institucionet “ping pong” për groposjen e pulave të ngordhura, Ministria e Bujqësisë përplasje me Bashkinë e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
Institucionet “ping pong” për groposjen e pulave të

Ministria e Bujqësisë dhe institucionet pranë saj duket se pas një jave janë vënë në lëvizje për të marrë masa sa i takon pulave të ngordhura. Në shumë pulari të Durrësit janë krijuar pirgje me pula dhe duket se ka pasur “ping pong” mes institucioneve sa i takon groposjes apo djegies së tyre.

Përfaqësueset e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në një deklaratë për mediat u shprehën se vetëm tani është arritur dakordësia me Bashkinë e Durrësit, por nuk dihet vendi ku do groposen. “Ne jemi në vijim të procesit, nuk jemi ndalur me përgjigjen negative të Bashkisë Durrës. Jemi ende në tratativa. Vendi përcaktohet nga Bashkitë. Është risk që qëndrojnë ashtu, kemi bërë kërkesa të pafundme. Pse nuk bëhet asgjësim termik? Bëhet për të mbrojtur konsumatorin sepse është sëmundje specifike. Ligji i parashikon të dyja metodat. Në proces nuk është vetëm Ministria e Bujqësisë. Duhet të gjendet vendi i duhur për gjendjen e vendit. Sot e kemi gjetur vendin. I jemi drejtuar të gjitha bashkive. Kemi gjetur një brenda rrezes, do iu vëmë në dijeni për vendin sapo të kemi konfirmimin”, tha njëra prej përfaqësueseve.

Më tej ajo tha se që në datën 7 mars ka pasur një kërkesë ndaj pushteti vendor. “Vendi përcaktohet nga pushteti vendor. Aktualisht është arritur dakordësia dhe do të fillojë largimi i tyre. Kemi bërë kërkesa pafund. Kemi një javë që përpiqemi të gjejmë një vend ku do të groposen kafshët e ngordhura. Në datën 19 Mars u ndryshua kuadri i procedurave. Zbatuam planin e emergjencës për këto sëmundje”, tha ajo.

Përfaqësueset e tjera të këtij institucioni deklaruan se vendi është gjetur sot dhe shumë shpejt do të procesi për groposjen e tyre. Ato thanë se nuk ka vend për panik për konsumim e produkteve me origjinë nga shpendët.

“Duhen shmangur blerjet në rrugë. Është ndaluar shitja e shpendëve të gjallë në tregje. Duhet të drejtohen vetëm në njësitë e shitjes. Në këto raste kur ne garantojmë ë e kemi nën kontroll. Kjo është e domosdoshme për konsumatorin dhe jo emri i kompanive që i tregon ato. Kemi ndaluar hyrje daljet e shpendëve të gjallë dhe daljeve nga etsabilimentet të produkteve vezë. Sepse hyrjet daljet e pakontrolluara mund të sjellë që mund të merret produkti dhe të çohet në ferma të tjera që nuk janë të prekur”, thanë ato.

Aktualitet #groposura Durrës pula