Politike25 Janar 2023, 16:35

Institucionet publike nëpërkëmbin ligjin, nuk raportojnë në KQZ për aktivitetet politike; Veliaj e Kushi më të pabindurit

Shkruar nga Pamfleti
Institucionet publike nëpërkëmbin ligjin, nuk raportojnë

Institucionet publike vijojnë të nëpërkëmbin Kodin Zgjedhor. Me ndryshimet e bëra 2 vite më parë, institucionet duet të raportojnë aktivitetet e tyre politike, por ato nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Në listë janë Kryeministria, Kuvendi dhe disa Bashki. Institucionet me më shumë raste në shkelje të ligjit ka qenë Bashkia e Tiranës me 12 raste,  Ministria e Arsimit dhe Sportit me 7 raste, ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin me 4 raste dhe më pas ndiqen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me 3 raste.

Institucionet publike qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe ose ndërmarrjet shtetërore kanë detyrimin të raportojnë në KQZ-së të gjitha veprimtaritë që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 4 muaj para datës së zgjedhjeve. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, ata përballen me gjobë. Deri më tani, asnjë aktivitet nuk është ndaluar nga KQZ.

Institucionet raportuese në shkelje afati, për periudhën 13 – 19 Janar 2023

Institucionet raportuese në shkelje afati, për periudhën 20 – 23 Janar 2023·

Politike KQZ partitë