Politike22 Qershor 2022, 13:53

Integrimi/ Bullgaria pro heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, Ditmir Bushati: Lajm i mirë për rajonin

Shkruar nga Pamfleti

Integrimi/ Bullgaria pro heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, Ditmir Bushati: Lajm i mirë për rajonin

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas deklaratës së bërë nga opozita e Bullgarisë se është e gatshme të votojë pro heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim në Twitter ai shprehet se dëshiron të jetë optimist dhe se ky do të ishte një lajm i mirë për rajonin.

Kjo situatë më kujton vitin 2018 ku anëtarët e BE-së diskutonin intensivisht derisa gjetën një formulë kompromisi në fund.

Unë dua të jem optimist. Më duket se #IGC me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më në fund është afër. Ky do të ishte një lajm i mirë edhe për rajonin tonë”, shprehet Bushati.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike ditmir Bushati integrimi Maqedonia e Veriut Shqipëria