Bota21 Mars 2022, 15:29

Integrimi/ Dendias: Greqia mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, BE të hap menjëherë negociatat

Shkruar nga Pamfleti
Integrimi/ Dendias: Greqia mbështet Shqipërinë dhe

Integrimi/ Dendias: Greqia mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, BE të hap menjëherë negociatat

Nikos Dendias, ministri i Jashtëm i Greqisë, është shprehur se Greqia, mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe  Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Dendias theksoi se Greqia mbështet perspektivën evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimorë, që do të konsolidojë në një klimë sigurie dhe prosperiteti.

Ministri i Jashtëm vuri në dukje edhe rrezikun që paraqet aksioni i destabilizimit të vendeve të treta në rajon, veprim i cili ka mundësi serioze të intensifikohet, në vazhdën e zhvillimeve në Evropën Lindore. Me forcimin e rolit të Greqisë, si shtyllë e stabilitetit në rajon, zvogëlohet fusha e veprimit të vendeve të treta.

Ministri Dendias ka pritur mëngjesin e sotëm, në Këshillin për Punë të Jashtme në Bruksel, me pjesëmarrjen e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe homologëve të tij të BE-së.

Në takim, u bisedua për perspektivën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim morën pjesë 17 ministra të Jashtëm të BE-së, përfshirë shtetet më të mëdha anëtare, si Franca, Gjermania dhe Italia, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit, Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Barley.

Rajoni BE integrimi Maqedonia e Veriut negociatat Nikos Dendias Shqipëria