
Integrimi/ Gjermania e prerë: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në një deklaratë për mediat, është shprehur e prerë se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet tu hapen negociatat, pra të fillojë tryeza e parë ndërqeveritare e cila pengohet nga vetoja Bullgare ndaj RMV.
Nga ana tjetër, Baerbock duke patur parasysh luftën në Ukrainë thekson se:
‘‘Sidomos në këto kohë, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt #BE është një çështje kyçe e sigurisë dhe çështje gjeopolitike. Duhet t’i qëndrojmë premtimeve tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
Especially in these times, support for #WesternBalkan countries on their way to #EU is a key security & geopolitical issue. Must stand by our promises and start overdue accession negotiations with #Albania and #NorthMacedonia. – @ABaerbock 3/3 pic.twitter.com/p9HasavJRi
— Germany in the EU (@germanyintheeu) May 16, 2022