Bota18 Maj 2022, 23:08

Integrimi/ Macron: Bullgaria dhe RMV-ja, të angazhohen më tepër në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Shkruar nga Pamfleti
Integrimi/ Macron: Bullgaria dhe RMV-ja, të angazhohen më tepër

Macron propozon një “paradhomë” për vendet që synojnë integrimin në BE, preket edhe Shqipëria

Pallati i Eliseut publikoi një kumtesë të shkurtër pas bisedës telefonike të presidentit të Francës, Emanuel Makron me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, kryeministrin bullgar Kiril Petkov dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Qëllimi i këtyre tre bisedave, ndërsa Franca kryeson me Këshillin e Bashkimit Evropian, ishte inkurajimi i dy vendeve që të vijojnë me ritme të shpejta dialogun ndërmjet tyre.

Presidenti i Republikës së Francës përkujtoi në lidhshmërinë e tij ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekst të destabilizimit nëpër të cilin kalon kontinenti evropian”, theksohet në kumtesën e Presidencës franceze.

Bota BE Bullgari Maqedoni e Veriut negociatat