Politike 8 Shtator 2022, 13:07

Integrimi në BE, Balla: Do ngrihet një Komision i Posaçëm, opozita të na bashkohet!

Shkruar nga Pamfleti
Integrimi në BE, Balla: Do ngrihet një Komision i Posaçëm,

Taulant Balla

Deputeti i PS, Taulant Balla tha ditën e sotme në Kuvend, se mazhoranca do të formojë një Komision të Posaçëm për procesin e integrimit dhe ftoi opozitën që të bëhet pjesë.

“Nga sot, e për shumë breza këto flamuj do të qëndrojnë bashkë. Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit të BE mori më 19 korrik një etapë tjetër. Ata që e njohin procesin e dinë se ky mbyllet me një marrëveshje. Të sjellësh këtu të gjithë vrerin që buron kundër Shqipërisë, nuk do bëj ndërhyrje me parafolësin por me ato të opozitës, parafolësi ka bërë çdo herë gjithçka kundër interesave të Shqipërisë.

Në foltoren e Kuvendit, e bëri Alibeaj që tha se u mor ky vendimi me 3 fjalë ndërkohë që kjo gjëja sot është objekti e çështja që merr vëmendjen në të gjitha mediat botërore. Falenderoj partnerët strategjik që kanë reaguar, kur Shqipëria ishte objektivi i një sulmi, tani e tutje do fillojmë të mësohemi, kur u godit Britania u habitën të gjithë sesi u paralizua transporti dhe rrjeti. Shqipëria në 15 korrik u godit nga një sulm i sofistikuar që dështoi në mënyrë të suksesshme. Ata që nxituan të dilnin në konferenca shtypi, dënonin qeverinë, po sot ca do thonë? Asnjë nga ju e sigurtë nuk mban krahun e Iranit. Qeveria mori dje një vendim të vështirë që është i bazuar në prova konkrete, ku morën pjesë grupet e terrorizmit kibernetik. Ka pasur sulme ndaj disa shteteve të tjera. Nuk ka dyshim se pas këtyre sulmeve fshihet Irani. Nëse unë do kisha qenë në opozitë, gjënë e parë do të thoja se është një moment ku duhet të jemi të gjithë bashkë. Për çështjet e integrimit e sigurisë kombëtare ne nuk duhet të kemi dallim.

Dua ti bëj thirrje çdo institucioni që ne duhet ta zbatojmë urgjentisht ligjin që sot ratifikohet nga Kuvendi. Ne sot ngrejmë një komision të posaçëm për të ndryshuar dhe për të përcaktuar rolin e Kuvendit të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit. Ku mirëpres rolin e pazëvendësueshëm të opozitës. Së bashku të vijojmë të rrisim kontrollin parlamentar mbi këtë proces, të tregojmë se Kuvendi ka rolin e udhëheqjes së këtij procesi. Kuvendi është i vetmi autoritet që ka forcën të kontrollojë ligjet.”, deklaroi Balla në Kuvend.

Politike integrimi Komisioni i Posaçëm opozita