Politike19 Korrik 2022, 12:47

Integrimi në BE, Flutura Açka: Me këtë çetë në opozitë dhe bandë në qeveri, rruga është e gjatë!

Shkruar nga Pamfleti
Integrimi në BE, Flutura Açka: Me këtë çetë

Deputetja Flutura Açka ka reaguar për hapjen e negociatave të anëtarësimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

Açka thotë se me qeverinë në pushtet, rruga e anëtarësimit është e gjatë, ndërsa premton se do të bëjë pjesën e saj që rruga të përshkohet me dinjitet.

‘Mbi 15 vite nga Marrëveshja Stabilizim Associimit. Sa kohë akoma deri në anëtarësimin e plotë në BE? Me këtë bandë në pushtet rruga është e gjatë. Me këtë çetë në Opozitë rruga ka pengesa. Të shkojmë në BE si Shqipëri me shqiptarë, kjo është çështja! Kam premtuar se do të bëj pjesën time modeste, siç jam betuar, që ta përshkojmë atë rrugë më shkurt e me dinjitetin që meritojmë. Bëje edhe ti, kushdo qofsh!’shkroi Açka

Politike BE integrimi