Politike11 Maj 2022, 16:11

Integrimi, Tabaku: Rama të mos fshihet pas vetos bullgare, qeveria të bëjë detyrat që i takojnë

Shkruar nga Pamfleti
Integrimi, Tabaku: Rama të mos fshihet pas vetos bullgare, qeveria të

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, nuk i ka kursyer kritikat ndaj përfaqësuesve të mazhorancës. Pak minuta më parë u mblodh Këshilli i Integrimit për të diskutuar mbi punë e bërë për realizimin e reformave. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla e ndali problemin te vetoja bullgare. Por sipas Tabakut kjo gjë po përdoret si justifikim.

“Kryeministri Rama po e përdor veton Bullgare si pengesa kryesore për avancimin e procesit të integrimit europian, por në fakt kjo është thjeshtë një retorikë politike, dhe detyrat e qeverisë shqiptare janë tashmë shumë të qarta ku kriteri ndaj luftës ndaj krimit të organizuar është ndër kryesoret. Duhet shtuar që ky është një proces i vazhdueshëm, dhe përgjegjësi për të gjithë ne si anëtarë në KKIE por dhe vetë deputetëve të ushtrojnë të gjithë kontrollin parlamentar”, tha ajo.

Më tej kryetarja u ndal te çështjet që do të trajtohen në mbledhje, Tabaku u ndal te ato që thuhen në progres-raportin për Shqipërinë.

 “Së pari duke iu referuar progres raportit të Komisionit Europian, çështjet mbi krimin e organizuar mbeten mjaft të ndjeshme. Duke iu referua Progres raportit, ku thuhet se “krimi i organizuar mbetet një shqetësim. Raporti thekson se përpjekjet dhe vullneti politik duhet të rriten në drejtim të konsolidimit të historikut të sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve kriminale, si dhe krijimit të një historie solide në luftën kundër krimit të organizuar. Nga të dhënat zyrtare deri më tani numri i zyrtarëve të lartë të cilët janë nën hetim mbetet i ulët, duke theksuar se hetimet nuk përfunduar me vendim dënimi nga gjykata”, tha ajo.

Po ashtu ajo u ndal te krimi zgjedhor dhe te pastrimi i parave. “Këtu duhet të ndalemi dhe tek një element i rëndësishëm, siç është krimi zgjedhor që për opozitën ka ndjeshmëri edhe më të madhe, kur shohim një qasje të penguar ndaj dy dosjeve të çështjeve 184 dhe 339, çka dëshmon edhe një herë mungesën e theksuar të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë. Së dyti është çështja që ka të bëjë me pastrimin e parave dhe korrupsionit. Prej dy vitesh Shqipëria është futur në listën gri të MoneyVal çka dëshmon dhe një mungesën e vullnetit politik për të luftuar krimin e organizuar”, tha ajo.

Politike integrimi tabaku