Aktualitet28 Shkurt 2022, 18:05

Integrimi, Varhelyi takim me Ramën: Diskutuam nevojën për hapjen sa më të shpejtë të negociatave!

Shkruar nga Pamfleti

Integrimi, Varhelyi takim me Ramën: Diskutuam nevojën për hapjen sa më të shpejtë të negociatave!

Komisioneri i Bashkimit Europian për zgjerimin, Oliver Varhely ka zhvilluar një takim me kreun e qeverisë Edi Rama, ku në qendër të bisedimeve ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE.

Lajmin e bën me dije vet Varhelyi, teksa përmes një postimi në Twitter shkruan se hapja e negociatave do të ndihmonte në zbatimin e planit ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Diskutuam nevojën e hapjes sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë si dhe zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor , në mënyrë që projektet të marrin jetë me shpejtësi në të mirë të njerëzve” , shkruan Varhelyi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet integrimi Rama Varhelyi