Politike15 Prill 2022, 11:26

Integrimi/ Zingraf: Maqedonia u sakrifikua më parë, tani është radha e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
Integrimi/ Zingraf: Maqedonia u sakrifikua më parë, tani

Integrimi/ Zingraf: Maqedonia u sakrifikua më parë, tani është radha e Shqipërisë

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf komenton deklaratën e Kryeministri Rama bërë tre ditë më parë në Berlin ku tha se nëse në qershor për Shqipërinë nuk hapen negociata nga vendet BE-së, do kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut.

Zingraf thekson se Maqedonia e Veriut e meriton të pritet.

“Fakti që një çështje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ndërhyri në këtë proces ishte befasi për ne. Në vitin 2020 Maqedonia e Veriut u desh të priste Shqipërinë në kontekstin e procesit të integrimit dhe tani kemi situatë të ndërsjelltë. Të gjithë po punojnë me një farë presioni që të shmangen dhe të mënjanohen këto pengesa që dalin rrugës. Presidenca franceze është e gatshme që në terma afatshkurtër kohore të thërrasë konferencë e parë ndërqeveritare. Mendoj që Maqedonia e Veriut e ka merituar të pritet dhe të tregohet solidaritet ndaj saj”, u shpreh ambasadori gjerman.

Politike integrimi Maqedonia e Veriut Peter Zingraf