Bota13 Gusht 2022, 13:20

Inteligjenca britanike: Dy ura kyçe jashtë shërbimit për rusët në Kherson

Shkruar nga Pamfleti
Inteligjenca britanike: Dy ura kyçe jashtë shërbimit për

Inteligjenca britanike: Dy ura kyçe jashtë shërbimit për rusët në Kherson

Dy ura kryesore që u mundësonin forcave ruse qasje në territorin e pushtuar ukrainas në bregun perëndimor të Dnieper në rajonin Kherson kanë dalë jashtë funksionit dhe nuk mund të përdoren më për furnizim të rëndësishëm ushtarak.

Lajmi është konfirmuar nga inteligjenca ushtarake britanike këtë të shtunë, gjatë përditësimit të informacioneve mbi zhvillimet në Ukrainë. Edhe nëse Rusia arriti të kryejë riparime të rëndësishme në ura, ato do të mbeten të pambrojtura, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Furnizimi tokësor për disa mijëra trupa ruse në bregun perëndimor pothuajse me siguri mbështetet në vetëm dy kalime tragetesh me ponton”, deklaroi ministria në një njoftim të përditësuar të inteligjencës.

Për shkak se zinxhiri i tyre i furnizimit është i kufizuar, madhësia e çdo rezerve që Rusia ka mundur të krijojë në bregun perëndimor ka të ngjarë të jetë një faktor kyç në qëndrueshmërinë e atyre forcave, deklaroi inteligjenca britanike.

Ukraina njoftoi më parë se do të nisë një tjetër ofensivë për të rimarrë territoret e saj të pushtuara në jug të vendit. Ndërkaq, Rusia ka vazhduar me sulmet duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Bota #Inteligjenca britanike #Kherson #lufta në Ukrainë Agresioni rus ura