Bota18 Tetor 2022, 09:37

Inteligjenca britanike jep alarmin: Ish-pilotët anglezë po joshen nga Kina!

Shkruar nga Pamfleti

Ish-pilotët ushtarakë britanikë po joshen nga Kina me shuma të mëdha parash për t’ia kaluar ekspertizën e tyre ushtrisë kineze. Deri në 30 ish-pilotë ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar mendohet se kanë shkuar për të trajnuar anëtarët e Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës.

Lajmi u bë i ditur nga korrespondenti i sigurisë në BBC News, Gordon Corera.

Mbretëria e Bashkuar po lëshon një alarm inteligjence për të paralajmëruar ish-pilotët ushtarakë që të mos punojnë për ushtrinë kineze.

Një zëdhënës nga Ministria britanike e Mbrojtjes (MM) tha se trajnimi dhe rekrutimi i pilotëve nuk shkel asnjë ligj aktual të Mbretërisë së Bashkuar, por zyrtarët në Britani dhe vende të tjera po përpiqen të pengojnë aktivitetin.

Pilotët britanikë në pension po përdoren për të ndihmuar se si operojnë avionët dhe pilotët perëndimorë, informacion i cili mund të jetë jetik në rast të ndonjë konflikti, si për shembull mbi Tajvanin.

Mbretëria e Bashkuar fillimisht u bë e vetëdijshme për një numër të vogël rastesh të ish-pilotëve ushtarakë të rekrutuar në vitin 2019, të cilat u trajtuan rast pas rasti.

Pilotët kanë përvojë në avionë të shpejtë dhe helikopterë dhe vijnë nga ushtria dhe jo vetëm nga Forcat Ajrore Mbretërore.

Ata kanë fluturuar me “Typhoons”, “Jaguar’s”, Harriers” dhe “Tornado’s”.

Pilotët e F-35 nuk mendohet të jenë të përfshirë edhe pse Kina mendohet të jetë e interesuar për ta.

Disa nga pilotët janë në fund të të 50-tave dhe u larguan nga ushtria disa kohë më parë. Pilotët e vendeve të tjera aleate janë shënjestruar gjithashtu.

Bota #Inteligjenca britanike KIna