Bota21 Korrik 2022, 20:23

Inteligjenca britanike: Rusia po kapitullon

Shkruar nga Pamfleti
Inteligjenca britanike: Rusia po kapitullon

Shefi i inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, Richard Moore, ka deklaruar se ushtria ruse do të kapitullojë së shpejti. Ai tha se përpjekja luftarake e Rusisë në Ukrainë po lëkundet dhe presidenti Vladimir Putin do të detyrohet të ndalojë përkohësisht pushtimin e tij, duke u dhënë potencialisht trupave ukrainase një mundësi më të madhe për t’u kundërpërgjigjur.

Fleming beson se Rusia e ka humbur aftësinë e saj për të spiunuar në Evropë. Kjo vjen pas dëbimit të më shumë se 400 oficerëve të inteligjencës ruse nga qytetet anembanë Evropës dhe arrestimit të disa spiunëve të fshehtë që paraqiteshin si civilë.

“Atyre do t’u mbarojë fuqia. Vlerësimi ynë është se rusët do ta kenë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë fuqi punëtore, materiale gjatë javëve të ardhshme. Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, vendet evropiane kanë dëbuar  400 oficerëve të inteligjencës ruse që veprojnë nën mbulimin diplomatik. Ata do të duhet të ndalojnë në një farë mënyre dhe kjo do t’u japë ukrainasve mundësi për të kundërpërgjigjur,” tha Richard Moore, kreu i MI6, në Forumin e Sigurisë në Aspen.

I pyetur në lidhje me thashethemet se Putini është i sëmurë, Moore tha se nuk kishte “asnjë provë” se udhëheqësi rus “vuante nga një sëmundje e rëndë shëndetësore”. Ai tha se agjentët e inteligjencës ruse nënvlerësuan qartësisht nacionalizmin ukrainas dhe aftësitë mbrojtëse, dhe ndoshta kishin frikë t’i “thonin të vërtetën pushtetit” në zinxhirin e komandës, duke pasur parasysh dëshirën e Putinit për një pushtim.

Vërejtjet e Moore erdhën në Forumin e Sigurisë në Aspen, një mbledhje vjetore e ekspertëve të politikës së jashtme dhe zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë që është mbizotëruar nga diskutimet rreth pushtimit të Rusisë dhe rreziqeve të rritjes së Kinës. Moore theksoi bashkëpunimin SHBA-MB për ndarjen e inteligjencës, një ditë pasi drejtori i CIA-s Bill Burns e quajti Moore një “mik të jashtëzakonshëm”.

Shefi i spiunazhit në Mbretërinë e Bashkuar ka thë në  gjithashtu, se ishte pesimist në lidhje me përpjekjet e administratës Biden për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të braktisur nga ish-presidenti Donald Trump. /Bloomberg

Bota #Inteligjenca britanike #kapitullim #spiunimi ne Evrope Putin