Sport26 Tetor 2018, 19:46

Inter me president të ri: Epokë e re suksesi!

Shkruar nga Pamfleti
Inter me president të ri: Epokë e re suksesi!

Interi regjistron rekordin e radhës, i shet të gjitha biletat për ndeshjen e Ligës së Kampioneve

“Një epokë e re suksesi”! Është pikërisht kjo që qëndron në mendjen e Steven Zhang, presidentit të ri të Inter. “Jam shumë krenar sot që mundtë udhëheq këtë klub drejt një epoke të re. Ndjej përgjegjësinë që të kënaq pasionin e miliona tifozëve të shpërndarë në të gjithë botën dhe jam mëse gati që të pranoj sfidën të imponon nominimi president, në 110 vjetorin e këtij klubi prestigjoz. Dua ta bëj Interin klubin më të mirë në botë, ta dërgoj në elitën e futbollit botëror”, deklaroi presidenti i ri zikaltër, Zhang.

Ndër të tjera, në fjalën e tij Zhang foli edhe në lidhje me aludimet mbi një marrëveshje të arritur për afrimin te Inter të Marotta-s, tashmë të larguar nga Juventus. “Nuk ka patur asnjë kontakt me Marotta. Në këtë moment, asgjë që ka qarkulluar nuk është e vërtetë. E vërteta është që nuk kam bërë kurrë asnjë marrëveshje me atë”, konfirmoi presidenti i sapo zgjedhur i Inter-it.

Sport Inter president