Sport16 Tetor 2022, 16:16

Interi bën detyrën në shtëpi, zikaltërit mposhtin Salernitnën me dy autorët e golave ndaj Barcelonës

Shkruar nga Pamfleti
Interi bën detyrën në shtëpi, zikaltërit mposhtin

Interi bën detyrën në shtëpi, zikaltërit mposhtin Salernitnën me dy autorët e golave ndaj Barcelonës

Interi ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Salernitanën, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e 10 të Serisë A. 

Golat për zikaltërit u shënuan nga Lautaro Martinez në minutën e 14 me një supergol ku goditi nga jashtë zone në mënyrë të menjëhershme, duke befasuar portierin e Salernitanës, Sepe. 

Goli i dytë u shënua në fraksionin e dytë të lojës, me Niko Barelën, i cili mjaft bukur dërgoi topin në rrjetë. 

Me këtë sukses, Interi arrin fitoren e dytë radhazi në kampionat pas Sasuolos, teksa renditen në vendin e shtatë në kuotën e 18 pikëve. Ndërsa Salernitana me këtë humbje, renditet në vendin e 12 me 10 pikë të grumbulluara. 

Sport Inter Salernitana Seria A