
Interi harron shpejt humbjen në derbi, kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës, zikaltërit mësojnë kundërshtarin
Ekipi i parë gjysmëfinalist i Kupës së Italisë është Interi. Zikaltërit arritën të mposhtnin Romën në “San Siro”, aty ky pas shumë vitesh u rikthye për herë të parë Zhoze Murinjon si kundërshtar. Mbi 30 mijë tifozë mirëpritën trajnerin portugez që fitoi gjithçka me zikaltërit në 2010, ndërsa rezultati ishte i pastër 2-0 për skuadrën e Simone Inzagit.
Menjëherë, me të nisur ndeshja, Interi gjeti golin në minutën e dytë me Xhekon, pas një gabimi të Smolling, i cili u preferua përpara Kumbullës si titullar.
Ndeshja ishte shumë e bukur dhe me emocione, teksa zikaltërit humbasin edhe Bastonin për shkak dëmtimi. Zaniolo humbi disa raste të arta për të barazuar, ndërsa Interi u përgjigj me një super gol të Aleksis Sançez që vendosi kualifikimin e Interit në gjysmëfinale, aty ku do të luajë me fituesin e çiftit Milan-Lacio.