Sport29 Qershor 2022, 15:24

Interi i mahnitur nga shqiptarët, pas Kristjan Asllanit, zikaltërit kërkojnë edhe yllin tjetër të kombëtares

Shkruar nga Pamfleti
Interi i mahnitur nga shqiptarët, pas Kristjan Asllanit, zikaltërit

Interi i mahnitur nga shqiptarët, pas Kristjan Asllanit, zikaltërit kërkojnë edhe yllin tjetër të kombëtares

Interi është mahnitur nga futbollistët shqiptarë.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, përveç Kristjan Asllanit ka kryer vizitat mjekësore ditën e sotme me skuadrën e Simone Inzagit, drejtuesit e Interit kanë hedhur sytë te mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Roma kërkon minimalisht 20 milionë euro kesh.

Në rast të një largimi të mundshëm të Milan Skriniarit, klubi zikaltër ka një listë lojtarësh dhe një prej tyre është dhe ai i mbrojtësit të Romës.

22-vjeçari në sezonin e kaluar me verdhekuqtë u aktivizua në 7 ndeshje, ku nuk ka shënoi asnjë gol dhe nuk dha asnjë asist.

Kujtojmë se më date 25 maj, Marash Kumbulla fitoi trofeun e Ligës së Konferencës me Romën, ku këa të fundit triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë Fejnordit në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”.

Heroi i verdhekuqve në atë takim ishte Zaniolo me golin e realizuar në minutën e 32 të takimit.

Sport Inter Marash Kumbulla mbrojtësi i kombëtares