Sport 1 Gusht 2018, 16:00

“Interi në nivelin e Juventusit nëse merr Vidalin”

Shkruar nga Pamfleti
“Interi në nivelin e Juventusit nëse merr Vidalin”

Arturo Vidal raportohet se do të rikthehet në Serie A tek Inter, dhe Nicola Berti pretendon se atëherë klubi do të ishte në gjendje të konkurronte me Juve-n.

“Vidal tek Inter do të ishte super,” shprehet Berti për La Tercera. “Nëse e marrim, do të jetë emocionuese.

“E pëlqej shumë si lojtar. Ai ka dëshirë të shënojë, të vrapojë rreth e qark fushës. Ai është një lojtar që jep shumë, që lufton për topin. Shpresoj që raportet të jenë të vërtetë.

“Ai do të kontribuojë shumë pasi është një lider. Me Vidal, Inter do të jetë në të njëjtin nivel me Juve. Do të luftojmë për Scudetto-n dhe shpresoj që gjithashtu të luajmë mirë edhe në Champions League”.

Sport