Sport18 Shtator 2022, 15:25

Interi përjeton makthe në “Dacia Arena”, Udineze shpërfytyron zikatërit dhe ngjitet përkohësisht në krye të Serisë A

Shkruar nga Pamfleti
Interi përjeton makthe në “Dacia Arena”, Udineze

Interi përjeton makthe në “Dacia Arena”, Udineze shpërfytyron zikatërit dhe ngjitet përkohësisht në krye të Serisë A

Interi pëson një tjetër humbje në kampionat!

Skuadra zikaltër është mposhtur me përmbysje ndaj Udinezes me rezultatin 3-1 në stadiumin “Dacia Arena”, e vlefshme për javën e shtatë të Serisë A italiane.

Të parët që kaluan në avantazh ishin të besuarit e Simone Inzagit me një “magji” të Nikolo Barelës me goditje dënimi në minutën e 5. Baraspesha u vendos në minutën e 22, kur Milan Skriniar shënoi në portën e tij.

Golat e përmbysjes për bardhezinjtë nga Friuli u shënuan nga Bijol dhe Arslan, respektivisht në minutat 85 dhe 90+3′.

Pas dy fitoreve radhazi mes kampionatit dhe Championsit, respektivisht kundër Torinos dhe Viktoria Plzen, Interi pëson disfatën e tretë në kampionat, pas Lacios në transfertë dhe në derbi ndaj Milanit në stadiumin “San Siro”.

Me këtë humbje, zikaltërit renditen në vendin e 6 me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Udineze ngjitet në vendin e parë me 16 pikë.

Sport Inter Seria A Udineze