Sport13 Gusht 2022, 22:56

Interi shmang turpin në debutim, zikaltërve ua siguron 3 pikët “i larguari”

Shkruar nga Pamfleti
Interi shmang turpin në debutim, zikaltërve ua siguron 3 pikët

Interi shmang turpin në debutim, zikaltërve ua siguron 3 pikët “i larguari”

Interi vuan shumë por fiton 1-2 në fushën e Leçes, në sfidën e parë të kampionatit. 

Goli për zikaltërit erdhi shumë shpejt. Lukaku zhbllokoi takimin që në minutën e dytë, me anë të një goditje me kokë. Sulmuesi tregoi klasin e tij, menjëherë pas rikthimit të bujshëm nga Çelsi.

Pjesa e dytë solli golin e barazimit. Kisej mposhti Handanoviç, me një goditje të bukur. 

Damfris vulosi fitoren e zikaltërve, me holandezin që është një nga lojtarët më të përfolur për t’u larguar nga zikaltërit në këtë merkato, por me këtë gol duket ta ketë siguruar vendin dhe për sezonin e ardhshëm. 

Romelu Lukaku gjithashtu shënoi golin e parë të sfidës në rikthimin për zikaltërit në Serinë A. Nuk pati minuta në këtë sfidë për mesfushorin e Kombëtares, Kristjan Asllani ku rezultati ende i pavendosur bëri që Inzagi të zgjidhte të aktivizonte disa sulmues përpara 20-vjeçarit. 

Sport Inter Leçe Seria A