
Interi vazhdon rrugën drejt titullit, 3 pikë jetësore dhe presion Milanit për kreun
Rrugëtimi i Interit drejt titullit kampion vazhdon. Sot, kjo skuadër mposhti 1-2 Udinezen, në ndeshjen e javës së 35 Serisë A.
10 minuta i mjaftuan kampionëve të Italisë për të marrë avantazhin. Ishte Di Marko që dërgoi një krosim nga goditja e këndit, teksa gjeti Perisiç, i cili realizoi me kokë. Ky gol i shpejtë i dha qetësinë e duhur ekipit të Inzgait, për të vendosur ndeshjen në shinat e duhura.
Në minutën e 30, Deulofeu doli nga krahët, futi një top të bukur në zonë, por fatmirësisht për miqtë, mbeti thjesht një aksion i rrezikshëm.
6 minuta më pas, Xheko u pengua në zonë dhe kërkoi penallti. Arbitri nuk e akordoi fillimisht, por më pas kërkoi ndihmën e VAR-it. Lautaro nuk fali.
Në minutat e mbetura të fraksionit, vendasit qarkulluan më shumë topin, duke vënë jo pak në vështirësi rivalët.
Puseto shkurtoi diferencat, me anë të një goditje dënimi.
Interi mban vendin e dytë në rënditje, me 2 pikë më pak se Milan kryesues. Udinese renditet në vendin e 12.