Aktualitet27 Mars 2019, 19:00

Intervista ekskluzive/ Deklarata e fortë e Neritan Liçajt: Kam shumë armiq, por nuk më mposhtin dot me metoda skuthore!

Shkruar nga Pamfleti

Intervista ekskluzive/ Deklarata e fortë e Neritan Liçajt: Kam shumë armiq, por nuk më mposhtin dot me metoda skuthore!

“Sigurisht s’do më pengojnë dot me metodat e tyre skuthore. Në fund të fundit askush s’të mposht dot përveç vetes”

Neritan Liçaj, kritiku i madh i politikës dhe të gjithë atyre që donin të shembnin godinën e Teatrit Kombëtar, ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Pamfletin vështirësitë e kësaj përballjeje të ashpër më shumë se 1- vjeçare. Aktori i njohur ka treguar se beteja për të shpëtuar teatrin i ka krijuar shumë armiq, por edhe e ka përballur me kërcënime, ndonëse jo të drejtëpërdrejta.

Prej një viti e 2 muajsh në protesta të vazhdueshme, ai ka  treguar si u formua “Aleanca për mbrojten e teatrit”, mbështetjen e qytetarëve dhe miqtë të cilët e kanë braktisur. Neritan Liçaj ju ka dërguar një mesazh të fortë të gjithë armiqve të tij, qoftë në politikë, qoftë në fusha të tjera, se nuk mund ta mposhtin në asnjë mënyrë, madje as me metoda skuthore.

Aktori nuk ka lënë  pa përmendur faktin se kur kolegët e tij postonin foto nga plazhet, ai dhe qytetarët e thjeshtë “piqeshin në zheg” për kauzën e teatrit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Intervista e plotë! 

1- Në çfarë situate ndodhet arti shqiptar momentalisht?

Në momentin e tij më të veshtirë, por kjo jo falë artisteve dhe dëshirës së tyre për të ushtruar profesionin dhe bërë art, por për shkak të dëshirës shfarosëse të qeverisë ndaj artit. Tani artin po e mban vetëm dëshira dhe pasioni i njerëzve për të bërë art pra artistëve, sepse qasjen e qeverisë ndaj artit e pamë nën dritën e diellit nga fjalimi i kryeministrit, në kongresin e PS, ku askush nga PS jo vetëm nuk e kundërshtoi, por e duartrokiti madje u entuziazmua dhe kjo s’ka nevojë për fjalë të tepërta përveçse SA TURP!

2- Pse jeni kundër shembjes së godinës së teatrit, a nuk meritojmë të kemi një sallë me kushte dhe kapacitet më të madh?

Unë kam një vit e dy muaj që jam në protestë për rikonstruksionin e godinës dhe krijimin e kushteve optimale të punës në Teatrin Kombëtar ekzistues, që qeveria do ta shembë. Madje dhe të bëhen teatro të rinj, jo një po disa edhe në vende të tjera, sepse Tirana dhe Shqipëria ka nevojë.Teatri Kombëtar është i paprekshëm!

3- Çfarë mendon se nuk do të ndryshojë kurrë në Shqipërinë tone, (në lidhje me artin)?

S’do të ndryshojë kurrë dëshira e artistëve për të bërë art dhe fakti që Shqipëria do të nxjerrë gjithmonë artistë të mrekullueshëm, sepse ne jemi një popull me temperament të fortë dhe këtë po e tregon koha dhe faktet se artistët tanë në botë po arrijnë majat në gjithçka.

4- Po shtohen apo po rrallohen artistët në vend?

Po rrallohen, po ikin si një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë që nuk kanë mundësi të jetojnë. Për fat të keq, po ikin ata që kanë talent dhe aftësi profesionale të mira, sepse kjo është politika shtetërore, t’i largojë dhe jo t’i mbeshtesë dhe investojë tek ata.

5- A keni marrë mesazhe kërcënuese pas deklaratave publike që keni bërë kundër vendimeve të qeverisë, lidhur me teatrin?

Jo… por të buta po, të tipit “zoti të ruajt” ose “unë kam hallin tend”. Këto të bëhen nga “miq që të duan shumë”, por kanë qenë të pakta. Kërcënime të drejtpërdrejta jo, kurrë. Madje shumë dhe them jashtëzakonisht shumë qytetarë më shkruajnë dhe më thonë edhe në rrugë bravo. Jo vetëm mua, por të gjithë atyre të “Aleancës për mbrojtjen e teatrit”.

6- Gjendja juaj emocionale e momentit?

E mrekullueshme! Po jetoj me intensitet maksimal një betejë të fortë, të veshtirë, por dhe shumë të bukur që tani është përherë e më teper drejt fitores sonë. Deri atëherë do të duhet akoma shumë punë. Radikalizohesh dashur padashur kur ke përballë kundërshtarë, që pa dinjitetin e kanë shtyllë kurrizore, por “ani” (s’ka gjë), kjo i jep shije më të madhe fitores.

7- Ku e gjeni qetësinë dhe paqen që ju bën të largoheni nga realiteti jo i këndshëm?

Te familja, miqtë e vërtetë, ata që i kam në krah, pasi shumë u larguan. Por, punë e madhe! Qetësi dhe paqe gjej edhe tek besimi se kjo çeshtje është e drejtë, të zemra e fortë dhe mendja e kthjellët.

8- Çfarë keni sakrifikuar në jetë për të arritur diçka tjetër?

Nuk kam sakrifikuar asgjë. Jeta është e bukur kur e jeton të tërën dhe me gjithçka. Mua kështu më ka ndodhur.

9- Planet për të ardhmen, me çfarë do të na surprizojë Neritan Liçaj në karrierë?

Tani është pak shpejt për të folur, sidomos për faktin se gjërat nuk kan zënë ende vend. Kam bërë shumë armiq dhe jam krenar që i kam bërë. Sigurisht s’do më pengojnë dot me metodat e tyre skuthore. Në fund të fundit askush s’të mposht dot përveç vetes.

10- Një mesazh për të gjithë ata që ju mbështesin, por edhe për ata që po e jetojnë këtë realitet të cilin ju e vini në dukje kaq shpesh për ta përmirësuar?

Mirënjohje dhe respekt të pakufi për ta. Kam pare gra në moshë 78 vjeçare, me paterica, të vinin aty në zheg përditë. Ndërkohë që revulucionarët e mëdhenj të artit postonin foto në plazhe dhe s’kishin “të pasme” as të ruanin respektin për qytetarët që luftonin për ta. Janë të admirueshëm, kanë meritën dhe janë … jonë, shoqëria civile, itelektualët, qytetarët. Përulem përditë para tyre.

Intervistoi për “Pamfleti” Era Dushi

Veç intervistës po ju kujtojmë edhe një pjesë të filmave dhe shfaqjeve ku aktori ka qënë pjesë dhe u bë i dashur për mbarë publikun shqiptar.

Neritan Liçaj është një aktor i mirënjohur shqiptar. Lindur me 28 prill 1969. Neritan Liçaj është një nga aktorët më prodhimtar dhe i angazhuar si në teatër dhe në film.

Filmografia:

Filumena Marurano (2009) teatër

Mira (2008)

Sekretet (2008)

I dashur armik (2004)

 Ishte koha për dashuri (2004)

Njerëz dhe fate (2002- 2003)

Porta Eva (1999)

 Unë ti dhe Kasandra (1999) Tv

 Kolonel Bunker (1998)

Teatër:

Gerardo, “Vdekja dhe Virgjeresha”, nga Ariel Dorfman, me regji te Kliton Hoxha, 2011.

Prifti Perris, “Shtrigat e Salemit” nga Artur Miller, regjia Spiro Duni, realizuar nga Teatri Kombetar, 2010 – 2011.

I pari, “Striptize” Sllavomir Mrozhek, Regjia Arbër Jakllari, 2010.

Gorge Pigen, komedia “Seance e Jashtezakonshme ne Parlament” Ray Cuney, Regjia Driada Dervishi, Teatri Aleksander Moisiu, Durres, 2010.

Francesco komedia “Me e vertete se e verteta” Martial Courcier, Regjia: Rozi Kostani. Teatri i Metropolit, 2010

Andrew Ladd “Letra Dashurie” A. R. Gurney,  2010 dhe 2012

Xhongleri “Forca e Zakonit” Thomas Bernhard, regji Kristian Papke, Teatri Kombëtar, 2009

Jim O’Conner ”Menaxheria e Qelqte” Tennesse Williams, regji Adonis Filipi, Studio Blu Art, 2009

Michele “Filumena Marturano” Eduardo De Filippo, regjia Albert Minga, TK, 2008

Taltibi ”Trojanet” Euripid, regji Vangjelis Theodoropulos, Teatri Kombëtar, 2008

Kreonti“Antigona” Jean Anouihl, regji Yuri Dini, BaH Teater& Teatri A.Moisiu, 2008

BekmanFranku i V – Fridrih Durrenma, regjia Arben Kumbaro, Teatri Kombëtar, 2007

Hans Schnier – Kllouni “Me syrin e një klouni” Heinrich Boll, përkthim & dramatizim Adrian Klosi, regji Ema Andrea, 2007

Bartolo “Berberi i Seviljës” Beaumarchais, regji Eric Vigner, Teatri Kombëtar, 2007

Denis “Preja” Jo Orton, regji Robert Budina, Teatri Kombetar, 2006

Ujku “Drejt Perëndimit” Albri Brahusha, regji Spiro Duni, Teatri Kombëtar 2006

Jimmy Porter “Rini dhe çmenduri” Jon Osborn, regji Mehmet Xhelili, Qendra Artistike Fokus, 2006

Tartufi “Tartufi” Molier, regji Stefano Agelucci Marino, Kompania Italiane “I guardiani dell oca”, 2005

Serge “Art” Yasmina Reza, regji Mehmet Xhelili, 2005

Romeo “Romeo & Zhulieta” Shekspir, regji Stefano Agelucci Marino, Kompania Italiane “I guardiani dell oca”, 2004

Arlekino “Kopraci” Molier, regji Hervin Çuli, Teatrit Kombetar, 2004

Luis “Kamila e Engjëjve” Jeanne Cordelier, regji Hervin Çuli, Koalicioni kundër Trafikimit, 2004

Xherri “Zoo Story” Edward Ollby,Teatri Kombëtar, 2003

Mesuesi “Pulbardha” Çehov, regji Kiço Londo, Teatri Kombetar, 2003

Hamalli “Karnavalet e Korçës” Spiro Çomora, regji Dhimiter Pecani, Teatri Kombëtar, 2002

Xhejms Vain “Dorian Grei” Oscar Wild, regji Kiço Londo, Teatri Kombëtar, 2002.

“Sa mirë bëri që vdiq”, dramaturgji dhe regji Ilir Bexhani, prodhim privat, 2000

Burri “Valixhet”, me dramaturgji dhe regji Armando Bora, 2000

Afrimi, Prifti, Fshatari -Tre role “Skënderbeu – Histori e harruar”, regji Stefano Agelucci Marino, Teatro Stabile – Abruzzo, Itali 1999.

Stresi “Ëndrrat e një nate dimri” dramatizim & regji Armando Bora, Teatri Kombëtar 1999

Deputeti “Lezeti i kolltukut dhe i krevatit”, regji Kiço Londo, Teatri i Akademisë së Arteve,1999.

Paflagoni “Kalorësit” Aristofan, regji Robert Budina, Teatri i Akademisë së Arteve & Shoqata Teatrale Pegas, 1999.

Kori “Quo Vadis” dramaturgji dhe regji Serafin Fanku, Teatri Kombëtar, 1996

Asaf “Lojëra në Oborrin e pasëm”, regji Gëzim Kame, Teatri Kombëtar 1996

Inspektori “Viktimat e detyrës” e Ioneskos, regji Arben Kumbaro, 1995

Pulcinela “Gënjeshtari ” Karlo Goldon, regji Hervin Çuli, Teatri Kombëtar 1995

 

Intervista Interviste Neritan Liçaj teatri