Aktualitet 1 Shkurt 2019, 10:57

Irani sulmon Shqipërinë me adresa facebook-u false

Shkruar nga Pamfleti
Irani sulmon Shqipërinë me adresa facebook-u false

Irani sulmon Shqipërinë me adresa facebook-u false

Facebook fshin 800 llogari iraniane joautentike të drejtuara nga Irani, që ishin pjesë e një fushate manipulimi që vepronte në më shumë se 20 vende të botës duke përfshirë edhe Shqiperinë.

“Gjithsej 783 faqe, ishin pjesë e një fushate për të nxitur interesat iranianë jashtë vendit duke krijuar identitete të rreme si banorë të vendeve në fjalë” tha në një deklaratë, Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë kibernetike në Facebook.

Rrjeti më i madh social në botë tha më 31 janar se ai bashkëpunonte ngushtë me Tëitter për të zbuluar llogaritë, të cilat shfaqnin indikatorë me “qëllime keqdashëse”.

“Ne po punojmë vazhdimisht për të zbuluar dhe ndaluar këtë lloj aktiviteti, sepse nuk duam që shërbimet tona të përdoren për të manipuluar njerëzit”, tha Gleicher.

Facebook tha se llogaritë e rreme ishin pjesë e një fushate të ndikimit që vepronte në Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Bahrein, Egjipt, Francë, Gjermani, Indi, Indonezi, Iran, Irak, Izrael, Libi, Meksikë, Marok, Pakistan, Katar, Arabi Saudite , Serbi, Afrika e Jugut, Spanjë, Sudan, Siri, Tunizi, Shtetet e Bashkuara dhe Jemen/REL.

Aktualitet Facebook fals Irani Sulm