Politike13 Qershor 2022, 20:47

Ironizon Jorida Tabaku: Ministrat e deputetët i ka në burg, Rama flet për luftë ndaj korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti
Ironizon Jorida Tabaku: Ministrat e deputetët i ka në burg, Rama flet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me fjalimin e kryeministrit Edi Rama në konferencën e parë kombëtare të anti-korrupsionit.

Deputetja Tabaku e ka nisur reagimin e saj me fjalët “Shqipëria është sërish vendi më i korruptuar”. Më pas e nis postimin e saj duke quajtur Kryeministrin Rama, mbret të sajesave dhe konferencën e parë kombëtare të antikorrupsionit thjesht një lloj spektakli ironik.

Mbreti i sajesave, Edi Rama, sot ka organizuar një tjetër lloj spektakli për t’i treguar shqiptarëve se ne nuk jemi vendi më i korruptuar në Europë. I njëjti njeri që e quajti raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit si të “pavlerë” dhe që ishte “copy-paste” u foli sot qytetarëve për betejën e tij kundër korrupsionit”, shkruan Tabaku.

Tabaku e ka quajtur ironik fjalimin e mbajtur nga Rama, pasi sipas sajë dëmet me të mëdha vendit i kanë ardhur nga korrupsioni në nivelet e larta dhe jo nga korrupsioni nëpër sportele.
Duke i përmendur inceneratorët, dhe ish-ministra dhe deputetë të PS që sot ndodhen nën hetim për korrupsion të nivelit të lartë.

Ironike po të mendosh që sot një ish ministër, një deputet dhe drejtorë të lartë janë të arrestuar as më shumë e as pak por për korrupsion të nivelit të lartë. Akoma më ironike po të mendosh se lista e atyre që duhet të përfshihen në grupin e strukturuar kriminal duhet të zgjerohet edhe më shumë me ministra dhe kryetarë bashkie. Por, kryeministri mendon ta fshehë kokën pas spektaklit dhe sajesave dhe riprodhon arritje imagjinare a thua se problemi jonë është korrupsioni në sportele. A mos vallë 430 mln euro për 3 inceneratorët që ende sot paguhen është korrupsion i sporteleve? A mos vallë thuajse 8 mld euro dëm ekoonomik në buxhetin e shtetit janë pasojë e korrupsionit në sportele? 1 në 3 tendera jepen pa garë ndërsa pjesa tjetër e tenderave jepet me një paracaktim aq të qartë saqë është bërë normë korrupsioni në tenderat publikë”, tha ajo.

Tabaku u shpreh se qeveria është në shërbim të oligarkëve, dhe se kjo qeveri është më e korruptuara në historinë e vendit. Sipas Tabakut, korrupsioni ka mbuluar vendin deri në nivelet më të larta qeverisëse dhe se Rama, si shkaktari kryesor i korrupsionit, nuk mund të flasë për zhdukjen e tij.

Ajo shtoi se vetëm ndërhyrja e menjëhershme e drejtësisë mund ta luftojë korrupsionin.

“Parlamenti është kthyer në një noter të ligjeve me porosi dhe kalohet çdo nismë ligjore që i ofron para qyl nga taksat e shqiptarëve oligarkëve të përhershëm. Vetëm mbreti i sajesave mund të mendojë kështu! Të parët për korrupsion falë qeverisë më të korruptuar në histori! Prandaj sot nga drejtësia e re pritet më shumë, pasi në të vërtetë korrupsioni sot është gangrena e Shqipërisë pasi është në nivelin e elitës qeverisëse. Këtë korrupsion e ndalon vetëm ndërhyrja e fortë dhe imediate e drejtësisë si dhe vullneti politik që qartësisht mbretit të sajesave i mungon”, përfundoi reagimin e saj Tabaku.

Politike Korrupsioni Rama tabaku