Bota26 Nëntor 2022, 22:15

Irritim në radhët e rekrutëve rusë/ Gjejnë magazinën me ushqime, ndërkohë që ushqeheshin 1 herë në ditë

Shkruar nga Pamfleti

Rekrutët, të vendosur në jug të Moskës, gjetën në dollapin e magazinimit plot ushqime, duke përfshirë petë, qumësht, biskota dhe ushqime të konservuara, gjë që i zemëroi ata sepse po mbijetonin me furnizime të vogla, që sipas tyre ushtria ua kishte mbajtur të fshehur dhe madje i kishte detyruar të paguanin për to.

Kjo është ndihma humanitare për ne”, thotë i zemëruar njëri prej burrave në video, ndërsa një tjetër shton: “Ndërkohë ne po marrim 28 gramë biskota në ditë.

Në klipin, e xhiruar në Serpukhov, që ndodhet 100 km në jug të Moskës, burrat theksojnë se ata kurrë nuk kanë marrë ndihma humanitare të dërguara nga pjesë të ndryshme të vendit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Në vend të kësaj, ata pretendojnë, se ato pakësohen. Në klip ata thonë se ndihma ka qenë e destinuar për ta por nuk ka mbërritur kurrë.

Videoja u shpërnda nga themeluesi i projektit estonez wartranslated.com, Dmitry Masinski. Në klip, transmetuesi thotë: “Kjo është ndihmë humanitare për ne. Ka ujë në dysheme, plus proshutë, ushqime të konservuara, ëmbëlsira… Nuk e di, shumë nga të gjitha. Më duhet të ngjitem për të parë se çfarë tjetër kemi këtu.” Bagels, patate, pandispanje filluan nga minjtë. Mish derri të konservuar, lëngje, ka vërtet gjithçka këtu. Qumësht i kondensuar, kam letër higjienike nën këmbë, këtu ka pate të ndryshme”.

Më pas kolegu i tij thërret: “Ndërkohë marrim 28 gram biskota në ditë“.

Në një nga kutitë e kartonit, të mbushura me çaj, ka një mbishkrim se është një pako nga rajoni i Buzuluk, afër kufirit me Kazahkstanin.

Megjithatë, rekrutët thonë se duhet të blejnë çaj me paratë e tyre. Një pjesë e ushqimit po kalbej ndërsa shumica ishte ngrën nga minjtë, thotë një ushtar. “Këtu janë të gjitha, nuk shkon as në ushtri. Thjesht kalbet. Dhe na ushqejnë një herë në ditë,” shton ai.

Bota #Të nervozuar Ruset