Aktualitet25 Dhjetor 2022, 15:41

Ischinger i tregon vendin kryeministres serbe: Nuk zgjidhen problemet duke nxitur trazira!

Shkruar nga Pamfleti
Ischinger i tregon vendin kryeministres serbe: Nuk zgjidhen problemet duke

Reagimet që vijnë nga Gjermania duket se kanë irrituar ndjeshëm Beogradin. Teksa SHBA e BE janë më diplomatike sa i takon tensioneve në veri, zyrtarët gjermanë kanë qenë shumë të drejtpërdrejtë. Vetë ministrja gjermane e Jashtme ka kërkuar disa herë të hiqen barrikadat, ndërkohë që pjesë e debateve është bërë edhe ish i dërguari i Bashkimit Europian në negociatat për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger.

Një ditë më parë ky i fundit reagoi ashpër, por qëndrimet e  tij irrituan kryeministren serbe Ana Bërnabiç. Kjo e fundit e sulmoi atë në rrjetet sociale.

I dashur Ischinger, a e dini pse serbët po protestojnë? Kërkesat e tyre janë: 1) Të implementohet Marrëveshja e Brukselit (e nënshkruar në vitin 2013!); 2) Rregullat bazike të sundimit të ligjit (mos të arrestohet sipas dëshirës dhe të mbahet peng pa pasur asnjë kontakt me familjet e tyre). Është tepër për të kërkuar? Në kundërshtim me vlerat e BE-së?”, shkruante Bërnabiç.

Por ky i fundit ka reaguar sot, duke i treguar vendin zyrtares serbe. Po në rrjetet sociale ai shkruan se është e papranueshme që të nxitet dhunë.

Sigurisht që ka kërkesa legjitime, nga të dyja palët, në fakt. Ajo që nuk është në rregull është adresimi i shqetësimeve të tilla nëpërmjet nxitjes së dhunës dhe trazirave publike. Serbia e di saktësisht se si të veprojë si një fuqi e përgjegjshme! Krishtlindje do të thotë paqe!”, ka deklaruar ai.

Gjatë ditës së djeshme, ish- i dërguari  gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi deklaroi se është thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, duke kërkuar kështu urgjentisht veprim vendimtar nga Bashkimi Evropian.

Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprimi vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?”, ka shkruar Ischinger në Twitter, duke etiketuar Josep Borrellin dhe Ursula von der Leyenin.

Ischinger ka shpërndarë edhe një artikull të “The Economist”, me titull “Kosova dhe Serbia sërish në prag të konfliktit”, i cili nis me detajet për serbët që qëndrojnë në Rudarë.

Lexo edhe: 

Ischinger fajëson Serbinë për krizën në veri, kërkon nga BE-ja të veprojë urgjentisht

Bërnabiçit nuk i pëlqen deklarata e Ischinger: E dini pse po protestojnë serbët në Kosovë?

Kryesore ischinger Kosova Serbia trazira