Sport18 Qershor 2018, 14:30

Isco “thumbon” Gjermaninë: Kush po fliste për favoritët në këtë botëror?

Shkruar nga Pamfleti
Isco “thumbon” Gjermaninë: Kush po fliste për

Mesfushori i Spanjës, Isco, foli pas në lidhje me debutimin e ekipit spanjoll në Botëror. Lojtari nuk është aspak i kënaqur me debutimin e ekipit të tij kundër Portugalisë 3-3, por njëkohësisht nuk lë pa komentuar dhe barazimin e Brazilit me ekipin e Zvicrës.

Ai shpjegon dhe barazimin e “furisë së kuqe” me ekipin helvet. “Mendoj se ne pamë ndjesitë që kishim, ishte një lojë e plotë. I dhamë kundërshtarit pak opsione. Në fund u ndëshkuam nga një faull, që Ronaldo e ktheu në gol. Kemi luajtur një lojë të mirë, sidomos në pjesën e dytë. Na mungoi vetëm fitorja”.

Mesfushori flet dhe në lidhje me pritshmëritë që ka për ekipin e tij në këtë Botëror, por njëkohësisht nuk pranon të flasë për fitues, pasi kujton dhe humbjen e Gjermanisë me Meksikën.

“Është herët të flasim për favoritë, sepse deri tani kemi parë një Botëror, ku askush nuk të jep asgjë. Ne tani kemi përpara një ndeshje shumë të rëndësishme dhe duhet të jemi të përqendruar. E shoh ekipin në gjendje shumë të mirë dhe presim të fitojmë.

Gjermania? Ajo është kampione, por çdo gjë mund të ndodhë në një lojë. Meksika ishte shumë mirë, i bëri gjërat shumë të vështira për gjermanët dhe fitoi ndeshjen. Kjo tregon llojin e konkurrencës së Botërorit. Të gjithë janë shumë të motivuar” – përfundon Isco për mediet spanjolle.

Sport Botëror Isco Spanja