Bota31 Janar 2023, 10:43

Ish-bashkëpunëtori i Putin: Kolapsi i ekonomisë ruse mund të sjellë grusht shteti

Shkruar nga Pamfleti
Ish-bashkëpunëtori i Putin: Kolapsi i ekonomisë ruse mund të

Ish-bashkëpunëtori i Putin: Kolapsi i ekonomisë ruse mund të sjellë grusht shteti

Analisti politik Abbas Gallyamov, njeriu që dikur shkroi fjalimet e presidentit rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se në Rusi mund të ndodhë një grusht shteti.

Gallyamov, ish-bashkëpunëtor me presidentit Putin është i bindur se rusët do të kërkojnë dikë për ta fajësuar për humbjet e mëdha ushtarake në fushëbetejë në Ukrainë, si dhe për problemet ekonomike të shkaktuara si pasojë e sanksioneve të vendosura nga perëndimi, shkruan CNN.

“Ekonomia ruse është në kolaps. Lufta është e humbur. Gjithnjë e më shumë të vdekur po kthehen në Rusi, kështu që rusët do të hasin më shumë vështirësi dhe ata do të përpiqen të gjejnë një arsye se pse po ndodh kjo”, ka thënë ai.

Analisti supozon se Putini mund të anulojë zgjedhjet presidenciale të planifikuara në mars të vitit 2024.

“Gjykuar nga veprimet e tij, ai me të vërtetë mund të anulojë zgjedhjet. Pa një fitore ndaj Ukrainës, ai do të përballet me vështirësi. Rusët nuk kanë nevojë për të, nëse ai nuk është i fortë. Ai mund të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të anulojë zgjedhjet”, përfundoi Gallyamov.

Bota #ish-bashkepunetor i Putin Grusht Shteti