Bota12 Gusht 2022, 22:29

Ish-bashkëshortja e Putinit vila miliona euro, udhëtime dhe jetë mes luksit, si po ju shpëton sanksioneve Lyudmila (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Ish-bashkëshortja e Putinit vila miliona euro, udhëtime dhe jetë

Vila e ndërtuar në Biarritz, Francë, me vlerë 5.3 milion € dhe është e regjistruar në emër të Artur Ocheretny

Udhëton në të gjithë Evropën duke shmangur sanksionet dhe duke jetuar në luks. Kjo është jeta e re e Lyudmila Putinës, ish-gruas së Putinit, tashmë e martuar me Artur Otscheretny, 20 vjet më i ri.

Të dhënat janë bërë publike nga gazeta gjermane “Bild”. Kjo e fundit i referohet dekrlatve që kanë ardhura nga Maria Pevchikh, aktiviste dhe bashkëpunëtore e disidentit rus Alexei Navalny.

Ajo postoi në Twitter disa foto të vilave të bashkëshortëve dhe disa ‘prova’ në lidhje me hetimin.

Ndër pronat që çifti zotëron, janë apartamente dhe vila milionerësh në Biarritz, Davos dhe Marbella. Të gjitha pasuritë janë në emër të Artur Otscheretny dhe kjo shihet si një manovër që ish-bashkëshortja e Putinit tu shpëtojë sanksioneve.

Dyshimi është se pronat në të vërtetë, i përkasin Lyudmila Putinës, e cila është e futur në listën e personazheve të sanksionuar vetëm nga Mbretëria e Bashkuar. Gazeta gjermane që botoi hetimin raporton apelin e Pevchikh: “Ngrini menjëherë pronat e familjes Otscheretny dhe hetoni origjinën e parave!”

Bota Gruaja Putin sanksione