Bota30 Qershor 2022, 12:45

Ish-bosi i “Formula 1” shokon britanikët: Do merrja një plumb për Putin, lufta ndaj Ukrainës nuk ishte e qëllimshme

Shkruar nga Pamfleti
Ish-bosi i “Formula 1” shokon britanikët: Do merrja një

Shikuesit e “Good Morning Britain” janë shokuar këtë mëngjes gjatë intervistës së ish bosit të Formula 1, Bernie Ecclestone.

Ish-shefi i Formula 1 u shfaq në një lidhje nga Ibiza me diell, po përgjigjet e tij tërbuan audiencën.

Kate Garraway, prezantuesja, e pyeti nëse ai e konsideronte ende presidentin Putin si mik dhe ai tha: “Do isha i gatshëm të merrja një plumb për të. Do doja të mos dhimbte, por sërish do merrja një plumb për të”.

Arysen pse, Bernie e shpjegoi kështu: “Ai vazhdon të jetë një njeri i klasit të parë dhe ajo çfarë po bën është diçka që ai besonte se është gjëja e duhur për  Rusinë. Fatkeqësisht, ai është një njeri biznesi, si unë dhe ne bëjmë gabime herë pas here. Dhe kur ke bërë një gabim,më  e mira që mund të bësh është të ikësh prej tij dhe mendoj se nëse do ishte drejtuar si duhet…”

Më tej, ai u ndal edhe te presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Dua të them, personi tjetër në Ukrainë,e kuptoj profesionin e tij, ishte komedia dhe duket sikur do ta vazhdojë  atë profesion sepse nëse do t’i kishte menduar gjërat dhe të bënte një përpjekje të mjaftueshme për të folur me zotin Putin, i cili është një njeri me mend që  do ta kishte dëgjuar dhe mund të kishte bërë diçka”.

I shokuar, prezantuesi tjetër, Ben Shephard, i përmendi luftën dhe se veprimet e Putin kanë shkaktuar vdekjen e mijëra ukrainasve dhe me siguri, ai s’mund ta justifikonte. “Nuk ishte e qëllimshme”, ia preu Bernie.

Bota Bernie Ecclestone Putin