Politike21 Prill 2019, 20:34

Ish-deputeti i ashpër ndaj qeverisë: Rama nuk do kthejë zgjedhjet e Enver Hoxhës në 30 qershor

Shkruar nga Pamfleti
Ish-deputeti i ashpër ndaj qeverisë: Rama nuk do kthejë zgjedhjet

Ish-deputeti i ashpër ndaj qeverisë: Rama nuk do kthejë zgjedhjet e Enver Hoxhës në 30 qershor

Ndonëse është e kremtja e Pashkës, banorët e Unazës së Re vijojua edhe sot protestën e tyre kundër projektit që shemb mbi 300 shtëpi. Krah tyre u shfaq si gjithnjë ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu që paralajmëroi të gjithë shqiptarët se rrezikohen të gjenden në të njëjtin hall, si banorët e Unazës së Re.

Hall më të zi se të të vinë tek dera e shtëpisë e të të nxjerrin nga shpia nuk ka. Uroj që ajo që u ka ndodhur këtyre qytetarëve, të mos i ndodhë asnjëherë. Në qeverisjen e PD, halle si këto nuk do t’i kenë kurrë më. Zgjedhje të pandershme prodhojnë qeveri të cilat mbështesin projekte mafioze, si ai i Edmond Begos”, deklaroi Belliu duke shtuar: Qeveri të dala nga këto zgjedhje nuk merren me qytetarët, por shohin interesat e hajdutëve. Nëse duam ta bëjmë Shqipërinë, fillohet nga zgjedhjet e lira, ju garantoj se marrëveshje me kriminelë si Edi Rama nuk bëjmë. Diskutimet fillojnë kur Edi Rama ikën. Ju garantoj se nuk ka fuqi, as Edi Rama, as Erion Veliaj, të ndalojë çka kemi nisur, revoltën mbarëkombëtare. Nuk do të ketë mundësi që Edi Rama të rikthejë zgjedhjet e Enver Hoxhës më 30 qershor”, nënvizoi Balliu.

Politike Klevis Balliu zgjedhjet lokale