Bota31 Janar 2023, 13:53

Ish-drejtori i Agjensisë të Sigurisë Kombëtare shpall kandidaturën e presidentit të Malit të Zi

Shkruar nga Pamfleti
Ish-drejtori i Agjensisë të Sigurisë Kombëtare shpall

Ish-drejtori i Agjensisë të Sigurisë Kombëtare shpall kandidaturën e presidentit të Malit të Zi

Ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB) dhe lideri i Lëvizjes Demokristiane, Dejan Vukshiç, do të jetë kandidati i partisë në zgjedhjet për president të Malit të Zi, që pritet të mbahen më 19 mars të këtij viti.

Vukshiç, në konferencën për media, tha se është i gatshëm të diskutojë mënyrën e bashkëpunimit me palët që janë aleatë të natyrshëm.

“Për mënyrën e veprimit të përbashkët, për t’i dhënë një goditje të përbashkët strukturave retrograde kundër të cilave po luftojmë së bashku”, tha Vukshiç duke shtuar se nuk i ka borxh askujt, përveç shtetit dhe se nuk merr udhëzime nga askush.

Vukshiç bëri të ditur se fillon veprimtarinë e tij aktive në Lëvizjen Demokristiane.

“Prioritet do të jetë pajtimi kristian i serbëve dhe malazezëve. Ky nuk është një zhgënjim, por një parakusht për shërimin e shoqërisë”, tha Vukshiç.

Siç u shpreh ai, zgjidhja është mbyllja e plotë e blloqeve kundërshtare.

“Nuk jemi një lëvizje e pavendosur, qytetarët do ta dinë se ku janë me ne”, tha Vukshiç.

Ai tha se prioritet do të jetë ndryshimi i legjislacionit zgjedhor dhe se do të mbështesë futjen e listave të hapura.

Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 19 mars, kurse afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është 26 shkurt.

Rajoni #Agjensia e Sigurise Kombetare Ish-drejtor Mali i Zi president