Sport15 Maj 2022, 16:16

Ish-futbollisti i Barcelonës humb jetën në aksident automobilistik, vdes edhe vëllai i tij binjak

Shkruar nga Pamfleti
Ish-futbollisti i Barcelonës humb jetën në aksident

Ish-futbollisti i Barcelonës humb jetën në aksident automobilistik, vdes edhe vëllai i tij binjak

Lajm i trishtë për futbollin. Ish-lojtari i Barcelonës B, Maksi Rolon ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare së bashku me vëllain e tij binjak, Ariel, pasi u aksidentuan me një pemë me makinën e tyre. 

Dy binjakët ndërruan jetë menjëherë pasi humbën kontrollin e makinës, duke u aksidentuar me pasojë vdekjen. 

Ngjarja ndodhi mes qytetit Pujato dhe Kasilda në një provincë të quajtur Santa Fe. Maksi Rolon ishte aktualisht futbollist i skuadrës nga Iraku, Al-Divanija. 

“Jemi të tronditur nga vdekja e Maksi Rolon, një futbollist i të rinjve të Barcelonës nga viti 2010 deri më 2016. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe i dërgojmë mbështetjen e plotë familjes së tij. U prehsh në paqe”,- ka shkruar faqja zyrtare e Barcelonës. 

Argjentinasi ka dalë nga akademia e Barcelonës, duke luajtur me ekipin B në sezonin 2014-2015. 

Sport ish-lojtari i Barcelonës B Maksi Rolon