Sport11 Tetor 2022, 21:43

Ish-futbollisti i Liverpulit kapet me plantacione marijuane, fakti i çuditshëm që u zbulua në ndërtesën e tij

Shkruar nga Pamfleti
Ish-futbollisti i Liverpulit kapet me plantacione marijuane, fakti i

Ish-futbollisti i Liverpulit kapet me plantacione marijuane, fakti i çuditshëm që u zbulua në ndërtesën e tij

Fakt i çuditshëm është zbuluar së fundmi nga policia britanike, pasi një burrë zbuloi aksidentalisht një plantacion të prodhimit të marijuanës në nivel industrial. Akoma më interesant është fakti se ndërtesa në fjalë i përket Zheremi Penant, ish-lojtar i Arsenalit, Liverpulit dhe Real Zaragozës.

Gazeta “The Sun” shkruan se Penant, i cili bleu shtëpinë me vlerë më shumë se tre milionë euro në vitin 2006, gjatë periudhës kur luante për Liverpulin. Plantacioni i marijuanës në shtëpinë e Penant në zonën “Hale Road” u zbulua rastësisht edhe nga “YouTuber”-i Luka Ventures, i cili hyri fshehurazi në rezidencë për të filmuar dhe ndau videon e tij në “YouTube”, duke pohuar: “Djema, sapo hymë në një plantacion masiv që rritet në shtëpinë e një ish-futbollisti, shkruan “Panorama Sport”.

Uau kjo është shtëpia e ish-futbollistit Zheremi Penant dhe shikoni malet me marijuanë kudo”, rrëfehet regjistruesi i videos, Ventures. Ngjarja në fjalë ka shokuar mbarë opinionin botëror se si rezidenca e një futbollisti, i cili ka milituar me klube gjigante në arenën botërore, të arrinte deri në këtë pikë, duke u kthyer në ideator të laboratorit me lëndë narkotike.

Sport ish-lojtari i Liverpulit Zheremi Penant