Aktakuzat për krime lufte, ndaj disa figuarve politike më të rëndësishme në Kosovë kanë bujë jo vetëm në trojet shqiptare.
Ish komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë më 1999 u shpreh se aktakuzat e Gjykatës Speciale për liderët në Prishtinë po pengojnë ecjen para të Kosovës.
“Presionet dhe përpjekjet për ta nënçmuar Kosovën nuk janë ndalur kurrë,” tha Clark.
Sa i përket aktakuzave të Gjykatës Speciale, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Clark deklaroi se nuk e ka idenë nëse ato janë të vërteta apo jo, megjithatë, sipas tij, shihet se është një vazhdimësi e aktiviteteve që është mjaft e dukshme edhe 20 vjet pas.
“Presidenti Thaçi ka qenë lider i UÇK-së, të cilin e kam takuar së pari në Rambuje, derisa vijonin negociatat, në shkurt të vitit 1999. Atje jam takuar edhe me udhëheqës tjerë të UÇK-së.”, ka deklaruar mes tjerash gjenerali Clark, në një intervistë për RTK.