
Ish-kreu i Komunës së Kasharit del në gjyq, Fuçia mbrohet nga avokati i Berishës
Ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia dhe 4 zyrtarë kanë dalë para gjykatës, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh duke tjetërsuar prona në zonën e Yzberishtit.
Para gjykatës janë edhe ish-përgjegjësi i Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit Jurgen Memisha, ndërtuesi Stefan Caushit, Vjollca Panit, Sekretare e Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit si dhe inxhinierja, Miranda Dyrmisha. Edhe këta u arrestuan pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë falsifikuar pronat në zonën e Yzberishtit.
Mësohet se në këtë seancë Besnik Fuçia mbrohet nga avokati Neshat Fana, i njohur si avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha. Avokati i Fuçisë në fillim të seancës ka kërkuar lirimin nga burgu të klientit të tij, ndërsa pritet vendimi i gjykatës.