Alex Salmond ka dalë para gjykatës me akuzat se gjatë punës si kryeministër i Skocisë, ka ngacmuar seksualisht dhjetë gra.
Salmond është përballur me 14 akuza në Gjykatën e Lartë të Edinburgut.
Ai i ka mohuar të gjitha akuzat që përfshinin një tentativë dhunimi, një për qëllim dhunimi dhe dhjetë të tjera kishin lidhje me ngacmimet seksuale.
Të gjitha ngacmimet e dyshuara besohet të kenë ndodhur mes qershorit të vitit 2008 dhe nëntorit të vitit 2014.
Tentativa e dhunimit besohet të ketë ndodhur në qershorin e vitit 2014 në Edinburg, shkruan KTV raportin e Reutersit. Ai dyshohet se mbështeti pas murit një grua dhe e zhveshi, para se ta shtrinte në krevat.
E në rastin tjetër kishte ngacmuar seksualisht një grua për rreth një muaj. Ngacmimi dyshohet se ndodhi në Glasgou në vitin 2008.
Të njëjtën grua, atëherë kryeministri, e kishte ngacmuar edhe në vitin 2010-2011.
Hetimet ndaj tij i nisi policia në momentin kur u paraqitën ankesat e para në Qeverinë skoceze.
Salmondi kishte nisur analizë juridike ndaj qeverisë për mënyrën sesi i kishte trajtuar hetimet, duke thënë se ndaj tij janë bërë padrejtësi.
Qeveria më vonë kishte deklaruar se procedurat hetimore kishin shumë shkelje dhe se është dashur të paguajë më shumë se 500 mijë funte për shpenzimet ligjore të Salmondit.
Salmondi ishte dy herë lider i Partisë Kombëtare të Skocisë, ndërsa nga zyra e kryeministrit u largua në vitin 2014 kur u mbajt referendumi për pavarësinë e shtetit nga Mbretëria e Bashkuar.
Pas punës si kryeministër, ai shërbeu edhe si deputet në Parlamentin britanik./KTV